Në pediatrinë e Beratit gjatë kësaj periudhe është shtuar fluksi i fëmijëve me viroza. Temperaturat e larta kanë sjellë shtim të rasteve virale te fëmijët, kryesisht probleme gastrointestinale dhe numri i vizitave në ditë shkon në afro 40 të tilla. Mjekët këshillojnë prindërit të shmangin ekspozimin në oraret e pikut, të hidratojnë fëmijët dhe të tregojnë kujdes me higjienën.Lexo edhe:Krimi zëvendëson dijen/ Rama shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të PBB, të fundit në Europë SYRI TV Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit është i tejmbushur me pacientë të vegjël të prekur nga virozat, për shkak të temperaturave të larta. Shefi i Repartit të Pediatrisë Berat, Vladimir Kumaraku shprehet se gjatë këtij muaji kanë dominuar sëmundshmëritë virale tek fëmijët, ku janë shfaqur probleme gastro-intensinale, që në shumicën e rasteve kanë qënë si viroza të stomakut, të shoqëruara me infeksione të zorrëve. Moshat më të prekura janë nga 1-11 vjeç. Gjatë këtij sezoni është vënë re edhe prani e emigrantëve që paraqiten në Repartin e Pediatrisë, kryesisht për shkak të temperaturave të larta. Mjeku pediatër Vladimir Kumaraku pohon se numri i vizitave arrin në 40 çdo ditë dhe pas ekzaminimit, rreth 1/3 e tyre hospitalizohen. Mjekët pediatër këshillojnë që prindërit të mos neglizhojnë temperaturat e larta dhe të mos i nxjerrin fëmijët në oraret e pikut, ti hidratojnë vazhdimisht dhe të ruajnë higjenën.
