Futbolli europian rikthehet në ekranin e Top Channel me një finale të madhe. Paris Saint-Germain dhe Aston Villa do të përballen për trofeun e UEFA Super Cup, në një duel që do të zhvillohet në Salzburg të Austrisë.
PSG, fitues i Champions League, do të kërkojë të të fitojë këtë trofe për herë të dytë radhazi, ku para një viti mundi Tottenham-in me penallti.
Përballë do të jetë Aston Villa, fituese e Europa League, që synon të surprizojë kampionët e Europës dhe të ngrejë trofeun e parë të sezonit.
Në pankinat e dy skuadrave do të jenë dy trajnerë të njohur të futbollit europian, Luis Enrique dhe Unai Emery, duke e bërë përballjen edhe më interesante.
Finalja do të luhet të mërkurën, më 12 gusht, në orën 21:00, në Salzburg, aty ku PSG dhe Aston Villa do të duelojnë për trofeun prestigjioz.
PSG-Aston Villa, vetëm në ekranin e Top Channel. View this post on Instagram A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) Top Channel

