Lajme Zone
Aksidenti ku humbën jetën nëna dhe djali shqiptar, mediat greke publikojnë pamjet e përplasjes fatale (Video)
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti ku humbën jetën nëna dhe djali shqiptar, mediat greke publikojnë pamjet e përplasjes fatale (Video)

Si pasojë e përplasjes së fuqishme kanë humbur jetën një 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet fqinje.

Drejtues i automjetit ishte 24-vjeçari, ndërsa nëna e tij ndodhej në sediljen e pasagjerit. Për shkak të përplasjes së fortë, të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ku humbën jetën nëna dhe djali shqiptar Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e së premtes, 7 gusht, në rrugën provinciale Amfipoli–Drama, pranë zonës Paleokomi në Bashkinë e Amfipolit, në Serres të Greqisë.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme kanë humbur jetën një 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet fqinje. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat është përplasur ballë për ballë me një kamion, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e aksidentit po hetohen nga autoritetet.

Në video, shihet kamioni duke lëvizur në rrugën kombëtare Amfipoli-Drama pranë Paleokomit. Makina që vjen nga drejtimi i kundërt shkel vijën ndarëse të dyfishtë, del në drejtim të kundërt dhe, pavarësisht përpjekjeve të shoferit për të frenuar, përplaset ballë për ballë me kamionin.

Mësohet se drejtues i automjetit ishte 24-vjeçari, ndërsa nëna e tij ndodhej në sediljen e pasagjerit. Për shkak të përplasjes së fortë, të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi 56-vjeçar i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Përgjithshëm të Dramës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave nga automjetet dhe menaxhimin e situatës.

Aksidenti shkaktoi gjithashtu vështirësi të përkohshme në qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor. Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria 7 Gusht, 09:35 humbën jetën nëna dhe djali shqiptar troxaio 1 troxaio 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Ekzekutimi i Edmond Sulës, policia kontrolle në disa banesa në Bërxullë; disa të shoqëruar 7 Gusht 2026, 10:1510:15Kronike Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria 7 Gusht 2026, 09:3309:33Kronike Sherr mes komshinjve në Roskovec, 69-vjeçari pëson infarkt dhe humb jetën pasi pa të birin në konflikt 7 Gusht 2026, 07:2507:25Kronike Aksident fatal në Mirditë, humb jetën një 38-vjeçar nga Kosova 6 Gusht 2026, 23:0023:00Kronike 'Ushtari' i Ilir Prodës bën të ‘fortin’ në Dhërmi, Uljan Shpataraku shpallet në kërkim për kanosje! 6 Gusht 2026, 21:4121:41Kronike Ekstradohet nga Kolumbia "Kimisti" i laboratorit të drogës në Frakull 6 Gusht 2026, 21:2521:25Kronike