Lajme Zone
U kap në Rinas, aktivistja turke del para Gjykatës! Nga protestat kundër Erdoganit te azili politik në Francë, kush është mësuesja e dënuar në Turqi për terrorizëm
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U kap në Rinas, aktivistja turke del para Gjykatës! Nga protestat kundër Erdoganit te azili politik në Francë, kush është mësuesja e dënuar në Turqi për terrorizëm

Aktivistja turke Julide Yazici doli para Gjykatës Penale të Tiranës, ku po shqyrtohet masa e sigurisë. E dënuar në Turqi për lidhje me organizatë terroriste, 32-vjeçarja pretendon se i rrezikohet jeta dhe se për këtë arsye ka marrë azil politik në Francë, pasi më herët kishte marrë pjesë në protesta kundër Erdoganit.

TIRANË- Julide Yazici, aktivistja turke që u arrestua dy ditë më parë sapo shkeli në Rinas ka dalë para Gjykatës Penale të Tiranës, ku po shqyrtohet caktimi i masës së sigurisë. Prokurori i çështjes, Françes Gani, ka kërkuar masën "arrest në burg", deri në mbërritjen e dokumentacionit zyrtar të ekstradimit nga autoritetet turke, të cilat kanë afat 40 ditë për ta përcjellë atë. 32-vjeçarja, me profesion mësuese, u arrestua më 5 gusht në Rinas, teksa udhëtonte nga Franca drejt Shqipërisë. Gjatë verifikimeve në pikën kufitare rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi është dënuar nga Gjykata e Stambollit me 4 vite e 2 muaj burg për veprat penale "dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste" dhe "pjesëmarrje në organizatë terroriste". Nga ky dënim, sipas autoriteteve turke, asaj i kanë mbetur për të vuajtur 3 vite, 5 muaj e 22 ditë burg. LEXO edhe...Konfliktet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite, Turqia e Pakistani nënshkruajnë sot marrëveshjen e Mbrojtjes! Pas caktimit të masës së sigurimit, e njëjta gjykatë do të shprehet më vonë lidhur me kërkesën e Turqisë për ekstradimin ose jo të saj. Sipas informacioneve nga policia, shtetasja turke me profesion mësuese kishte marrë azil politik në Francë, pasi pretendon se në Turqi i rrezikohet jeta. Rreth shtatë vite më parë, gjatë kohës që ishte studente në Universitetin Boğaziçi të Stambollit, Yazici mori pjesë në protesta kundër qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan. Mediat turke e identifikojnë atë si aktiviste të lëvizjes studentore, e angazhuar në protesta dhe kauza për të drejtat civile. Ajo u arrestua fillimisht në vitin 2016, ndërsa autoritetet turke e akuzuan për lidhje me organizatë terroriste. Vetë Yazici dhe mbështetësit e saj i kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se ndjekja penale ndaj saj lidhet me aktivitetin e saj politik dhe protestat studentore. Julide Yazici, aktivistja turkeLajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al france Recep Tayyip Erdoğan rinas turqi julide yazici Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 60.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 2354 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?