Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin nigerian me inicialet L.O., i akuzuar për veprën penale të mashtrimit kompjuterik. Përmes një njoftimi, Prokuroria e Tiranës bën të ditur se hetimet nisën pas kallëzimit të një gruaje, e cila u mashtrua nga një person që u prezantua si shtetas italian dhe e bindi të dërgonte para me premtimin se do të merrte një pako surprizë. LEXO edhe...I ‘forti’ i Dibrës ekstradohet nga Italia, në kërkim për tentativë vrasje e 2 ngjarje të tjera! Nga vrasja e biznesmenit te dhuna ndaj Policit, historiku kriminal (VIDEO+EMRI) Pas hetimeve dhe bashkëpunimit me autoritetet italiane, u identifikua si autor i dyshuar poseduesi i kartës PostePay Evolution, shtetasi nigerian me banim në Itali. Sipas Prokurorisë, ai vijoi t'i kërkonte viktimës pagesa të tjera edhe pasi pakoja nuk mbërriti kurrë. Prokuroria u bën sërish thirrje qytetarëve të mos ndajnë të dhënat personale dhe bankare me persona të panjohur, për të shmangur mashtrimet online. Njoftimi i Prokurorisë Tiranë: Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin nigerian L.O., i cili u zhvaste para shqiptarëve nëpërmjet postës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin nigerian L.O., për veprën penale të ‘Mashtrimit Kompjuterik’ parashikuar nga nenet 143/b/1 të Kodit Penal. Hetimet mbi procedimin penal nr.2103 të vitit 2022, nisën pas kallëzimit të bërë nga shtetasja M.E., operatore në një ‘Call Center’ që merret me shitjen e energjisë elektrike dhe gazit. Në rrjetin e saj social i shkruante vazhdimisht një person me të cilin nisi të komunikojë. Ky shtetas, hiqej si me kombësi italiane edhe pse nuk dinte të komunikonte në italisht. Pas disa bisedave në Instagram dhe më pas në ËhatsApp, asaj iu kërkua të bëhej një pagesë, me pretendimin se ai shtetas nuk e bënte dot, në mënyrë që të merrte një pako surprizë. Më vonë për t’i marrë informacionet bankare kallëzueses iu kërkua qe pagesa të bëhej me të dhënat bankare të marrësit, duke paguar një shumë të madhe parash. Por edhe pse pako nuk i erdhi asaj iu kërkuan sërish para me premtimin se do ta merrte. Pas kryerjes së gjithë veprimeve procedurale dhe hetimeve të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, si dhe mbërritjes së Letër Pororsisë nga ana e autoriteteve italiane, u arrit te identifikohej si posedues i PostePay Evolution shtetasi nigerian me banim në Itali, L.O, lindur në Nigeri i cili dërgohet në gjyq për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b /1 të Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, duke marrë shkas se raste të tilla janë të përsëritura e gjithnjë e më tepër shtetas po bëhen pre e mashtrimeve të tilla online, u bën thirrje sërish të gjithë shtetasve të mos japin të dhënat personale apo llogaritë bankare, në mënyrë që të mos bëhen pre e sulmeve dhe mesazheve të rreme kompjuterike me qëllim vjedhjen e kredencialeve në komunikimet online dhe vlerave monetare të tyre. R.Xh/ReportTv.al Tirane prokuroria e tiranes mashtrim nigerian itali Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 60.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 2354 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
