Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore ruse në rajonin e Dnipropetrovskit, në Ukrainë, ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Oleksandr Khanza. Sipas tij, forcat ruse kanë kryer afro 50 sulme në pesë zona të rajonit, duke përdorur dronë, bomba ajrore dhe artileri.
Dy viktimat u raportuan pranë qytetit të Nikopolit, i cili ndodhet në bregun perëndimor të lumit Dniepër dhe është shpesh objektiv i sulmeve ruse për shkak të afërsisë me centralin bërthamor të Zaporizhias, i cili kontrollohet nga Rusia.
Guvernatori Khanza njoftoi përmes platformës Telegram se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.
Sulmet vijnë në një kohë kur luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë me intensitet në disa rajone të vendit. Top Channel

