Lajme Zone
Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, raportohet për dëme të mëdha materiale
Të tjeraTop Channel

Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, raportohet për dëme të mëdha materiale

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën “Bujar Bishanaku” në qytetin e Shkodrës.

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën “Bujar Bishanaku” në qytetin e Shkodrës. Siç raporton korrespondneti i Top Channel Klodian Zhivani, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien e situatës nën kontroll.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes. Top Channel