Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmi te Gjykata e Apelit, si nisën aktet e dhunshme të protestuesve me maska! Dogjën tabelën, shkelmuan e thyen dyert (VIDEO)


Protestuesit e maskuar nisën fillimisht të thyenin dhe digjnin tabelën e njoftimeve në ambientet e jashtme të gjykatës.  Më pas, një tjetër që për maskë ka përdorur një sinjalizues rrugor konik, hap dyert e hekurta të gjykatës dhe të tjerët hdhen në sulm.

Vetëm dy ditë më parë, Gjykata e Apelit në Tiranë u kthye në objektin e radhës të sulmeve të protestuesve. Këta të fundit, të maskuar, nisën fillimisht të thyenin dhe digjnin tabelën e njoftimeve në ambientet e jashtme. Më pas, një tjetër që për maskë ka përdorur një sinjalizues rrugor konik, hap dyert e hekurta të gjykatës. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, Rudina Hajdari apel protestuesve: Pranoni ftesën për dialog me Ramën, do të ulesha e para në karrige Të tjerët janë gati për sulm. Të armatosur me një tabelë rrugore të shkulur nga vendi, ata shkelmojnë dhe godasin dyert prej xhami derisa çdo copë thërrmohet. Me furi e tërbim, shkelmojnë sa mundin dyert dhe hyjnë brenda ambienteve të gjykatës ku shkaktuan dëme të shumta materiale. Për sulmet te Apeli, 5 protestues u vunë në pranga, ndërsa 15 të tjerë janë në kërkim. 5 të arrestuarit, Ardit Plaku, Sebastian Rizvani, Lefter Deda, Pashk Paluca, janë të moshave 20-37 vjeç. Në pranga ra edhe një i mitur 16 vjeç. P.J/E.H/ReportTv.al gjykata e apelit Tirane protestat kunder qeverise Ardit Plaku Sebastjan Rizvani Lefter Deda Pashk Paluca Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9858 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?