Këto janë pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në Krakov, të cilat tregojnë momentin e të shtënave me armë zjarri gjatë së shtunës. Në video, shihet makina e 25-vjeçarit polak që ndalon në një kryqëzim. Më pas, ai nxjerr armën dhe qëllon drejt kalimtarëve. LEXO edhe...Poloni/ Sulm me armë në Krakov, 25-vjeçari hap zjarr nga makina! 6 viktima dhe 15 të plagosur, momenti kur policia neutralizon autorin (VIDEO) Brenda pak çastesh, rruga shndërrohet në një skenë paniku: njerëzit largohen me vrap, duke kërkuar strehë. Një burrë, i cili është qëlluar nga plumbi, rrëzohet në tokë. 6 persona humbën jetën nga sulmi dhe 15 të tjerë u plagosën, mes tyre dy policë. Një efektiv e neutralizoi autorin duke e qëlluar. Në banesën e të riut janë gjetur edhe 3 trupa që dyshohet se u përkasin familjarëve të tij, prindërve dhe motrës. P.J/ReportTv.al krakove poloni sulm me arme Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.1% Veliajn 18.6% Asnjërin 32.3% Vota total: 1781 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

