Lajme Zone
Sulmet vdekjeprurëse në Riad/ Rama: Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmet vdekjeprurëse në Riad/ Rama: Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dënuar sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad.

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dënuar sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad.

Në reagimin e tij, Rama shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe popullin e saj, ndërsa u përcolli ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, duke paralajmëruar se akte të tilla kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar. Albania condemns in the strongest terms the Houthi attacks against Saudi Arabia, including the deadly assault on Riyadh’s King Khalid International Airport.

We stand firmly with the Kingdom of Saudi Arabia and its people. Our deepest condolences go to the families of those killed, and we wish all the injured a swift recovery.

There can be no justification for attacks on civilians and civilian infrastructure. These acts threaten regional peace and the security of vital international transport routes.

The Houthis and their wellknown sponsors of terror in Teheran must be held accountable. The international community must speak with one clear voice: these attacks must stop immediately.

— Edi Rama (@ediramaal) October 11, 2026 Rama kërkoi që Huthët dhe mbështetësit e tyre në Teheran të mbajnë përgjegjësi, ndërsa bëri thirrje që bashkësia ndërkombëtare të reagojë me një zë të vetëm për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad.

Qëndrojmë vendosmërisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar.

Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet