Lajme Zone
Sulme të reja ruse në Kiev, goditet ura mbi lumin Dnipro, mijëra persona largohen nga kryeqyteti
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sulme të reja ruse në Kiev, goditet ura mbi lumin Dnipro, mijëra persona largohen nga kryeqyteti

Rusia ka ndërmarrë sulme të reja gjatë natës ndaj Kievit dhe rajonit përreth, duke goditur infrastrukturën dhe një urë të rëndësishme mbi lumin Dnipro.

Rusia ka ndërmarrë sulme të reja gjatë natës ndaj Kievit dhe rajonit përreth, duke goditur infrastrukturën dhe një urë të rëndësishme mbi lumin Dnipro. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se ura veriore u godit gjatë ofensivës, ndërsa ekipet e emergjencës u dërguan në zonë. Nga sulmet janë dëmtuar gjithashtu linja elektrike dhe infrastruktura të tjera. Mijëra persona po largohen nga kryeqyteti ukrainas pas bombardimeve. LEXO edhe...Analiza: A po e ringjall Putini 'Serbinë e Madhe'? Në Hostomel, në rajonin e Kievit, dronët rusë goditën disa magazina farmaceutike. Sipas autoriteteve ukrainase, katër persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një vajzë e mitur. Pavarësisht sulmeve të fundit, Ministria e Jashtme ukrainase tha se deri tani nuk ka marrë njoftime nga ambasadat e huaja për plane për evakuim apo zhvendosje nga Kievi. Ukraina po përgatit një plan për të përshpejtuar identifikimin e trupave dhe mbetjeve të shtetasve ukrainas të riatdhesuar nga Rusia. Sipas kreut të Zyrës Presidenciale, Kyrylo Budanov, janë kthyer mbi 26 mijë trupa dhe mbetje, një pjesë e konsiderueshme e të cilave ende nuk janë identifikuar. Ndwrkohw, Japonia njoftoi sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë, duke përfshirë 35 anije të së ashtuquajturës “flotë hije”, që përdoret për transportin e naftës ruse dhe shmangien e sanksioneve. SI.E./ReportTv.al lufta ne ukraine ukraine Rusi Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.5% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3465 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?