Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitjeje”. Sipas mediave, Bozo kërkoi ndryshimin e masës me argumentin se nga 24 tetori deri më 6 nëntor duhet të ishte i pranishëm në eventin “Miss Globe” në Tajlandë, duke paraqitur në gjykatë edhe ftesat përkatëse. Gjyqtarja Suela Lika vlerësoi se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës, duke lënë në fuqi “arrestin në shtëpi” ndaj producentit. LEXO edhe...Zjarri në Galush dhe Gjevur të Peqinit, flakët u afrohen banesave Bozo u arrestua, pasi përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar në aksin nacional Elbasan-Librazhd. Aksidenti tragjik ndodhi paraditen e 25 majit. 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë. Pas ngjarjes Petri Bozo dëshmoi në polici se nuk e kishte vënë re fëmijën edhe pse lëvizte me shpejtësi të ulët. Sipas informacioneve bëhet me dije se familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt me regjisorin duke theksuar se 'aksidenti nuk ka ardhur si rezultat i një veprimi të qëllimshëm'. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al gjykata e elbasanit Elbasan petri bozo Komento Komente hmm: 03/10/2026 09:52 Njerëz te paskrupullt, ne vend qe te dale publikisht si minimum te kerkoje falje familjes, ky shfrytezon njohjet e tia per gomarlleqe Përgjigju Tironci: 03/10/2026 09:43 Epo do dhe të ikë për qejf në Tajlandë shoku Petri, i biri i shoqes! Seriozisht e ke more?! Ke VRARË një fëmijë nga fodullëku jot kryelartë dhe tani dashke dhe të udhëtoke për qejf??? TURP! BRAVO GJYKATA QË E LA NË SHTËPI, MADJE NË BURG DUHEJ SI ÇDO NJERI TJETËR PËR TË NJËJTËN VEPËR. Përgjigju Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.5% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3493 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
