Lajme Zone
‘London’, ‘Kosova’ apo ‘M0N3Y’? Targat e personalizuara për herë të parë në ankand online! Për ‘7777’ nis nga 6500 euro
Të tjeraReport TV

‘London’, ‘Kosova’ apo ‘M0N3Y’? Targat e personalizuara për herë të parë në ankand online! Për ‘7777’ nis nga 6500 euro

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur për herë të parë një ankand online për targat e personalizuara të automjeteve. Në ankandin e parë konkurrojnë 6 kombinime, ndërsa çmimet e para nisin nga 1840 euro deri në 6500 euro.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur për herë të parë një ankand online për targat e personalizuara të automjeteve. Në ankandin e parë konkurrojnë 6 targa, ndërsa çmimet e nisjes variojnë sipas kombinimit të përzgjedhur. Në ankand janë nxjerrë targat Q 888 Q, Q U33 N, 7777, L OND ON, K OSO VA dhe M ON3 Y. Për shembull, çmimi fillestar për targën 7777 është 6500 euro, ndërsa për M ON3 Y është 2100 euro. LEXO edhe...41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë Më herët ankandet zhvilloheshin fizikisht, ndërsa tashmë procesi është kaluar edhe online. Për të paraqitur oferta, të interesuarit duhet fillimisht të regjistrohen në faqen e institucionit dhe më pas mund të ndjekin e të ofertojnë në ankand në kohë reale. Sipas DPSHTRR-së, ankandi online shënon një tjetër hap drejt modernizimit dhe dixhitalizimit të shërbimeve, duke krijuar një mënyrë të hapur dhe konkurruese për përzgjedhjen e targave të veçanta. Share SI.E./ReportTv.al targa DPSHTRR Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.5% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3493 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?