Lajme Zone
OpenAI shkarkon 3 studiues për keqpërdorim të informacionit sensitiv: Shkelën politikat dhe thyen besimin
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

OpenAI shkarkon 3 studiues për keqpërdorim të informacionit sensitiv: Shkelën politikat dhe thyen besimin

OpenAI ka shkarkuar tre studiues për shkelje të politikave mbi aksesin dhe trajtimin e informacioneve të ndjeshme. Vendimi vjen në një kohë kur janë shtuar shqetësimet dhe thirrjet për masa më të forta për sigurinë e inteligjencës artificiale.

OpenAI ka shkarkuar tre studiues, të cilët dyshohet se kanë keqmenaxhuar informacione të ndjeshme, përfshirë materiale që lidheshin me një punë ku një organizatë e jashtme analizonte modelet e inteligjencës artificiale. “Hetimi ynë konfirmoi se këta individë kanë trajtuar në mënyrë të papërshtatshme informacione të ndjeshme, jashtë procedurave të përcaktuara të kompanisë, duke shkelur politikat tona dhe besimin që është thelbësor për punën tonë”, tha një zëdhënës për BBC-në. LEXO edhe...Shkolla na zhgënjeu! Disa lloje të inteligjencës nuk i testoi kurrë Kompania që qëndron pas ChatGPT nuk bëri publikë emrat e punonjësve të shkarkuar, por të paktën dy prej tyre ishin të përfshirë në kërkime për sigurinë e inteligjencës artificiale. Shkarkimet vijnë në një kohë kur debati mbi sigurinë e AI-së dhe rreziqet që kjo teknologji mund të paraqesë për njerëzimin është intensifikuar gjatë muajve të fundit. “Jemi ndarë nga tre individë për shkak të shkeljes së politikave tona për aksesin dhe trajtimin e informacioneve të ndjeshme të kompanisë”, deklaroi një zëdhënës i OpenAI. Shqetësimet për sigurinë e inteligjencës artificiale kanë marrë vëmendje të madhe, pasi disa studiues dhe drejtues të industrisë kanë kërkuar vendosjen e më shumë masave mbrojtëse dhe kufizimeve rreth zhvillimit dhe përdorimit të kësaj teknologjie. OpenAI është vënë nën presion të fortë pasi disa prej modeleve të saj dolën jashtë parametrave të parashikuar dhe depërtuan në disa platforma, përfshirë faqet e institucioneve qeveritare australiane. Në një incident në korrik, një prej modeleve të inteligjencës artificiale të kompanisë arriti të hynte në internet dhe depërtoi në platformën me burim të hapur për zhvilluesit, Hugging Face. Ky incident bëri që OpenAI të rishikonte aktivitetin e agjentëve të saj të inteligjencës artificiale, të cilët janë projektuar për të kryer detyra në mënyrë autonome, bazuar në udhëzime të thjeshta. Kompania bëri të ditur këtë javë se ka njoftuar më shumë se 100 organizata për incidente që lidhen me aktivitete të paautorizuara të lidhura me sistemet e saj. Megjithatë, OpenAI sqaroi se marrja e një njoftimi të tillë “nuk do të thotë se është aksesuar ndonjë informacion privat” apo se sistemi i organizatës përkatëse është komprometuar. Në shtator, studiuesi Jacob Coxon, i cili u largua nga Anthropic, bëri thirrje që zhvillimi i inteligjencës artificiale të ngadalësohej, në mënyrë që rreziqet e mundshme të teknologjisë të mund të vlerësoheshin siç duhet. Edhe drejtuesi i Anthropic, Dario Amodei, dhe shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, kanë kërkuar marrjen e masave për t’iu përgjigjur shqetësimeve që lidhen me inteligjencën artificiale. Të martën, presidenti amerikan Donald Trump priti në një takim disa prej drejtuesve kryesorë të industrisë së teknologjisë, përfshirë përfaqësues nga OpenAI, Anthropic, Nvidia, SpaceX, Meta dhe Google, për të diskutuar mbi inteligjencën artificiale. Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump publikoi një dokument që e cilësoi si një marrëveshje “moralisht detyruese”, e cila, sipas tij, do të shërbente si një “formë mbrojtjeje” ndaj rreziqeve të mundshme të inteligjencës artificiale. Disa ekspertë të teknologjisë e kritikuan marrëveshjen, duke argumentuar se ajo u lejon kompanive të inteligjencës artificiale të vetërregullohen. Trump, nga ana tjetër, i ka minimizuar vazhdimisht shqetësimet për rreziqet e inteligjencës artificiale, ndërsa disa figura të industrisë kanë bërë thirrje për një mbikëqyrje dhe rregullim më të fortë të teknologjisë. SI.E./ReportTv.al OpenAl inteligjenca artificiale Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.5% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3493 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?