Lajme Zone
Sulm me armë zjarri në një shkollë private në Gjermani, humbin jetën dy persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit
BotëTop Channel

Sulm me armë zjarri në një shkollë private në Gjermani, humbin jetën dy persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit

Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë private në Brandenburg të Gjermanisë.

Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë private në Brandenburg të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur në kampusin e shkollave private Docemus, në Neu Zittau, në distriktin Oder-Spree, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia.

Sipas raportimeve të mediave lokale, viktimat janë një studente 18-vjeçare dhe një 30-vjeçar. Dyshohet se 18-vjeçarja ishte ish-e dashura e autorit, një 19-vjeçar, ndërsa burri 30-vjeçar u qëllua për vdekje pasi tentoi të ndërhynte për ta ndaluar sulmuesin. 🔴 BREAKING: Two people were killed at school in the town of Gosen-Neu Zittau near Berlin and a suspect has been detained, local newspaper Maerkische Allgemeine reports. pic.twitter.com/taCsqerTF5

— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) August 27, 2026 Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje rreth orës 13:45, pas raportimeve për një person të armatosur. Në zonë u vendosën një numër i madh efektivësh, ndërsa në operacion morën pjesë edhe zjarrfikës dhe ambulanca. Për shkak të situatës, u kërkua gjithashtu ndihma e dy helikopterëve të shpëtimit.

Autoritetet rrethuan dhe siguruan ambientet e shkollës, ndërsa operacioni policor vijoi në zonë. Në oborr u vendosën barriera për të mbrojtur nxënësit.

Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe po hetojnë motivin e sulmit, si dhe marrëdhënien mes 19-vjeçarit dhe viktimës 18-vjeçare.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Top Channel