Lajme Zone
Misteri i raketave 'Akeron', çfarë fshihet pas ngarkesës që u kap në Bari?
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Misteri i raketave 'Akeron', çfarë fshihet pas ngarkesës që u kap në Bari?

Gjithçka nisi më 7 qershor, gjatë një kontrolli rutinë të Policisë Financiare italiane. Në Bari u kontrollua një furgon me drejtues një shtetas francez 46-vjeçar, i cili kishte mbërritur nga Patra me tragetin Superfast II.

Raketat e kapura Armët ishin blerë nga Qiproja në Francë dhe kishin kaluar në teste zhvillimi, ndërsa vetëm pak ditë para sekuestrimit ishte zhvilluar në Greqi një aktivitet me sistemin Akeron. Shoferi francez mbetet në paraburgim dhe Italia po verifikon dokumentet që shoqëronin transportin. Rasti i tri raketave Akeron të sekuestruara në portin e Barit po merr përmasa të tjera pas informacioneve të reja që vijnë nga Greqia. Hetuesit italianë po përpiqen të rindërtojnë të gjithë rrugëtimin e ngarkesës ushtarake, ndërsa të dhënat e publikuara nga mediat greke japin elemente të reja për origjinën dhe përdorimin e raketave.

Gjithçka nisi më 7 qershor, gjatë një kontrolli rutinë të Policisë Financiare italiane. Në Bari u kontrollua një furgon me drejtues një shtetas francez 46-vjeçar, i cili kishte mbërritur nga Patra me tragetin Superfast II.

Ajo që u gjet brenda automjetit e ktheu kontrollin rutinë në një çështje penale: tri raketa antitank Akeron, një raketë stërvitore inerte dhe pajisje të plota për komandimin në distancë, mes tyre monitorë, konsola dhe kabllo.

Shoferi francez u arrestua dhe u vendos në paraburgim me akuzën e importit të paligjshëm të materialit luftarak. Ai paraqiti dokumente për të justifikuar transportin, por autoritetet gjyqësore italiane nuk i konsideruan ato të mjaftueshme dhe hetimi vazhdoi. Një nga elementet që ngriti dyshimet lidhej me vetë raketat. Ekspertët e ushtrisë italiane konstatuan se mbi to ishte vendosur një shirit blu, shenjë që përdoret për municionet stërvitore. Por gjatë kontrollit rezultoi se bëhej fjalë për shirit ngjitës të vendosur mbi shënjimin e vërtetë.

Poshtë tij ekspertët gjetën shenja të verdha dhe të zeza, të cilat, sipas raportit teknik të cituar nga “Kathimerini”, korrespondojnë me municione me eksploziv të lartë të destinuara për përdorim luftarak. Pikërisht ky konstatim e bëri edhe më serioze çështjen e dokumentacionit me të cilin raketat kishin udhëtuar drejt Italisë. Raketat e kapura në Bari drejt Shqipërisë dhe “rastësia” me alarmin për bombë!

27 Gusht, 13:59 Por informacionet e publikuara më 27 gusht nga gazetari Giannis Souliotis në “Kathimerini” sjellin një pjesë të rëndësishme të historisë së ngarkesës.

Sipas burimeve të gazetës greke, raketat ishin blerë nga Qiproja në Francë dhe ishin përdorur në teste zhvillimi. Të njëjtat burime thonë se kompanitë e përfshira në këtë aktivitet ekzistojnë dhe kanë seli në Greqi. Këto të dhëna janë të rëndësishme për hetimin, pasi autoritetet italiane po përpiqen të përcaktojnë jo vetëm çfarë kishte brenda furgonit, por edhe nga vinte materiali, për çfarë ishte përdorur dhe me çfarë dokumentesh po transportohej.

Në këtë pikë hyn edhe elementi i raportuar nga Today.it për aktivitetet me sistemin Akeron në Greqi. Pak ditë përpara se furgoni të mbërrinte në Bari, në Greqi ishte zhvilluar një aktivitet me raketat Akeron në një instalim të NATO-s.

Ky fakt ka marrë rëndësi për rindërtimin e lëvizjeve të materialit ushtarak. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar se tri raketat luftarake të gjetura në Bari janë pikërisht raketat e përdorura në atë aktivitet. Kjo është një nga çështjet që mbetet për t'u sqaruar dhe nuk mund të merret si fakt pa përfundimin e verifikimeve.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë një tjetër element në dispozicion. Sipas “Kathimerini”, verifikimet e kryera deri tani tregojnë se kompanitë e përmendura në lidhje me transportin janë kompani reale me aktivitet në Greqi.

Burimet e gazetës greke vlerësojnë si të vogël mundësinë e një trafiku të paligjshëm armësh dhe thonë se çështja mund të lidhet me certifikatat dhe dokumentet e transportit të raketave drejt bazës, të cilat autoritetet italiane nuk i konsideruan të mjaftueshme.

Kjo, megjithatë, nuk ndryshon faktin se në Itali çështja po trajtohet si hetim penal.

46-vjeçari francez vazhdon të mbahet në paraburgim. Dokumentet që ai paraqiti për të justifikuar ngarkesën u konsideruan të pabesueshme ose të pamjaftueshme nga autoritetet gjyqësore italiane dhe ndaj tij rëndon akuza për import të paligjshëm të materialit luftarak.

Hetuesit duhet të përcaktojnë gjithashtu se çfarë autorizimesh shoqëronin transportin ndërkombëtar të raketave dhe nëse dokumentacioni përputhej me natyrën reale të materialit që ndodhej në furgon. Rasti ka kështu dy pjesë që autoritetet po përpiqen t'i lidhin përmes dokumenteve: nga njëra anë janë raketat e blera nga Qiproja në Francë dhe testet e zhvillimit të raportuara nga pala greke; nga ana tjetër është furgoni që u nis nga Patra dhe mbërriti më 7 qershor në Bari me tri raketa që ekspertët italianë i klasifikuan si municion luftarak.

Pikërisht dokumentacioni i këtij transporti mbetet në qendër të hetimit.

Autoritetet italiane kërkojnë të sqarojnë se me çfarë lejesh u transportuan raketat, pse dokumentet e paraqitura nuk u konsideruan të mjaftueshme dhe përse tri raketat kishin shiritin blu të materialit stërvitor mbi shënjimin që ekspertët italianë e identifikuan si atë të municionit luftarak. /Pamfletiakeron bari screenshot 836 missili akeron tg1 mappa base nato creta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Ngushtica e Hormuzit thuajse paralizohet, trafiku detar bie me 95% 27 Gusht 2026, 15:4815:48Rajoni dhe Bota Vdes në moshën 83-vjeçare “Kasapi i Bosnjës”, Ratko Mlladiç 27 Gusht 2026, 15:1315:13Rajoni dhe Bota Rusia kërcënon Britaninë me sulme ndaj objekteve ushtarake në Ukrainë: Po luajnë me zjarrin, do të kenë pasoja 27 Gusht 2026, 14:5914:59Rajoni dhe Bota Turneu i lamtumirës i Aleksandër Vuçiçit 27 Gusht 2026, 14:5614:56Rajoni dhe Bota Mediat hungareze: Fantazma të vjetra dhe hije të reja 27 Gusht 2026, 13:5913:59Rajoni dhe Bota Katastrofa në Nepal, rëndohet bilanci; 270 të vdekur dhe mbi 1,300 të zhdukur! 27 Gusht 2026, 12:4912:49Rajoni dhe Bota