Te Kombëtarja shqiptare, fitimi i grupit ka sjellë edhe përfitime të konsiderueshme financiare për institucionin e futbollit.
Rregullorja e turneut parashikon një shifër bazë për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Ligën C. Çdo skuadër e këtij niveli përfiton automatikisht shumën prej 1.2 milionë eurosh për shpenzimet e saj administrative.
Megjithatë, sigurimi i vendit të parë në grup e dyfishon këtë shumë për ekipin fitues. Përfaqësuesja jonë do të arkëtojë edhe një tjetër bonus financiar në vlerën e 1.2 milionë eurove. Ky shpërblim i rëndësishëm i shtohet shumës bazë, duke garantuar të ardhura maksimale nga ky edicion i turneut. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
