Lajme Zone
Sekuestrohen 400 gramë kokainë në Gramsh/ AMP heton oficerë policie
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sekuestrohen 400 gramë kokainë në Gramsh/ AMP heton oficerë policie

AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit kanë gje...

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 gramë kokainë, në dy banesa në Gramsh.

Lënda narkotike u gjet si rezultat i një kontrolli në banesën e personave me iniciale T.H. dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Dyshohet se, ata po vijonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Tashmë, hetimet janë shtrirë edhe ndaj oficerëve të policisë zonale, të dyshuar për shpërdorim detyre.

Sipas AMP, ata dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë nga dy personat./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.