Interpol Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane kanë arrestuar në Shqipëri, dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti fqinj. Sipas uniformave blu, njëri u kap në Shkodër, ndërsa tjetri në Vorë.
I arrestuari në Shkodër është 45-vjeçari me inicialet A. D., alias V. D., ndaj të cilit Gjykata e Apelit në Romë ka dhënë një dënim prej 7 vitesh e 11 muajsh burg, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me thyerje”, mbetur në tentativë, “Kundërshtimi i punonjësve që kryejnë detyrë publike” dhe “Dhuna ose kanosja ndaj punonjësit publik”.
Ndërkohë, në Vorë u arrestua 49-vjeçari B. K., i dënuar nga Gjykata e Apelit në Bari me 4 vite burgim për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”.
Sipas njoftimit të mëposhtëm, 45-vjeçarit i kanë nghelur edhe atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite, 4 muaj e 2 ditë burgim, ndërsa 49-vjeçarir i kanë mbetur për të vuajtur 3 vite, 11 muaj e 3 ditë burgim.
Njoftimi i Policisë: “Policia e Shtetit/ Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe DVP Tiranë. Kapen në Shkodër dhe në Vorë 2 shtetas në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, si rezultat i kontrolleve dhe i informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë finalizuar 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Fast”.
-Gjatë fazës së parë u kap në Shkodër dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi A. D. alias V. D., 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me thyerje”, mbetur në tentativë, “Kundërshtimi i punonjësve që kryejnë detyrë publike” dhe “Dhuna ose kanosja ndaj punonjësit publik”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 5 vjet, 4 muaj e 2 ditë burgim.
-Gjatë fazës së dytë u kap në Vorë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi B. K., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Barit, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve në Itali.”/CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

