Lajme Zone
Sukses i dyfishtë! Jo vetëm ngjitja, Shqipëria përfiton edhe për Europianin
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sukses i dyfishtë! Jo vetëm ngjitja, Shqipëria përfiton edhe për Europianin

Kombëtarja shqiptare ka siguruar një pozicion komod dhe premtues për të ardhmen, pasi i është shtruar rruga drejt Kampionatit Europian. Falë suksesit 2-0 ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë kanë vulosur vendin e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Ky triumf i rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran i garanton Shqipërisë një vend në vazon e tretë për shortin e ardhshëm të kualifikueseve. C

Kombëtarja shqiptare ka siguruar një pozicion komod dhe premtues për të ardhmen, pasi i është shtruar rruga drejt Kampionatit Europian.

Falë suksesit 2-0 ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë kanë vulosur vendin e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Ky triumf i rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran i garanton Shqipërisë një vend në vazon e tretë për shortin e ardhshëm të kualifikueseve. Ceremonia zyrtare e hedhjes së shortit do të mbahet më 6 dhjetor në qytetin e Belfastit në Irlandën e Veriut.

Arritja e vendit të parë ishte e domosdoshme, pasi çdo rezultat tjetër do ta dërgonte përfaqësuesen tonë në vazon e katërt.

Krahas këtij avantazhi në short, kuqezinjtë festojnë gjithashtu ngjitjen e merituar në Ligën B të këtij kompeticioni evropian. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.