Nga veri në jug, disa qytete të vendit u përfshinë nga reshje shiu dhe stuhi të fuqishme mbrëmjen e së martës duke lënë 2 viktima dhe 3 të lënduar.. Një punonjës i OSHEE ndërroi jetë në Himarë teksa, sipas policisë, ishte në punë për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë, në zonën e Potamit. Elektricisti 54-vjeçar Bashkim Boçi nga Elbasani, i cili ishte pjesë e grupit të punës për sezonin, u dërgua në spital pa shenja jete. Ndërkohë, burime nga OSHEE sqarojnë për Shqiptarja.com se dyshohet se elektricisti është rrëzuar nga shtylla elektrike. Këputja e rripit të sigurimit, ndërsa ndodhej në një lartësi prej 9 metrash, ishte fatale Për ngjarjen, ka reaguar edhe ministri i Energjisë, Enea Karakaçi, i cili bën me dije se elektricisti shërbente në degën e Elbasanit që prej vitit 2000. LEXO edhe...Stuhia rrezikoi dhjetëra qytetarë nga Karaburuni në Ksamil, mungoi paralajmërimi për përkeqësimin e motit, policia nxjerr në breg 10 mjete me pasagjerë “Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit. Nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve”, shprehet ai në një postim në Facebook. Stuhia e furishme shkaktoi dëmet më të mëdha në qytetin bregdetar të Sarandës, ku disa persona mbetën të lënduar, ndërsa 3 prej tyre morën ndihmë në spital. Mësohet se ata janë plagosur nga thyerja e xhamave të automjeteve të dëmtuara nga rrëzimi i një pishe pranë stadiumit. Një prej tyre është goditur nga degët e një peme ndërsa ecte me motor. Ndërkohë pranë ishujve të Ksamilit u gjet i pajetë peshkatari 61-vjeçar Mihal Zoi që dyshohet të jetë mbytur në det kur mjeti i tij lundrues u fs nga stuhia. Erërat e forta rrëzuan pemë të shumta në bulevardin e Sarandës, si edhe shëtitoren e Ksamilit, të cilat janë hequr gjatë natës. Në Vlorë u rrëzuan pemë dhe u shkaktuan dëme në lokalet përgjatë Lungomares. Mungesa e energjisë elektrike vazhdon të prekë pjesë të Vlorës, Fierit, Sarandës dhe Librazhdit, ndërsa Patosi mbetet pa furnizim me ujë për shkak të ndërprerjes së energjisë në stacionin e pompimit të Varibopit. Share Ora 14:10 Stuhia rrezikoi dhjetëra qytetarë nga Karaburuni në Ksamil, mungoi paralajmërimi për përkeqësimin e motit, policia nxjerr në breg 10 mjete me pasagjerë Jeta e dhjetra qytetarëve u rrezikua nga stuhia që përfshiu të martën zonën nga Karaburuni në Ksamil.Burime për Report TV thanë se kanë qenë efektivët e Policisë Kufitare të Vlorës që u kanë dhënë ndihmën të paktën 10 mjeteve lundruese që bashkë me pasagjerët janë nxjerrë në breg pa lëndime. Stuhia kapi në befasi shumë peshkatarë dhe qytetarë teksa kapiteneria e Portit të Vlorës as nuk kishte sinjalizuar për ndryshimet e kushteve të motit dhe as nuk kishte ndaluar lundrimin para stuhisë.Të njëjtën ‘heshtje para stuhisë’ tregoi jo vetëm Bashkia e Sarandës por edhe Kapiteneria e Portit të qytetit bregdetar që nuk dha asnjë paralajmërim për përkeqësimin e kushteve të motit Share Ora 13:14 Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fsur Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën detare pranë ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë një 61-vjeçar.Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, peshkatar. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Gjatë kërkimeve, policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili rezultonte i fsur.Sipas burimeve, Zoi dyshohet të ketë dalë në det që të martën para se zona të përfshihej nga stuhia e fortë me erë dhe dallgë të mëdha.Sipas burimeve, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe po heton në dy pista: mbytje aksidentale si pasojë e motit të keq dhe vetëmbytje.Sipas burimeve paraprake, 61-vjeçari ishte i divorcuar, ndërsa fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Në Shqipëri, ai rezulton të ketë vetëm një motër.Policia vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të kësaj ngjarjeje të rëndë.Njoftimi i Policisë"Sot, rreth orës 11:00, përballë Ishujve të Ksamilit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit M. Z., 61 vjeç, peshkatar.Nga këqyrja paraprake e kryer në vendngjarje dyshohet se shtetasi ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë, pasi dyshohet se kishte dalë për peshkim.Shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe mjetin lundrues me të cilin 61-vjeçari dyshohet se kishte dalë për peshkim.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes" Share Ora 11:20 Stuhia/ Pa energji zona në Vlorë, Fier, Sarandë e Librazhd, Patosi mbetet pa ujë Edhe pse situata është përmirësuar në pjesën më të madhe të vendit pas stuhisë së mbrëmjes së djeshme, problematika vijojnë të evidentohen në disa zona.Mungesa e energjisë elektrike vazhdon të prekë pjesë të Vlorës, Fierit, Sarandës dhe Librazhdit, ndërsa Patosi mbetet pa furnizim me ujë për shkak të ndërprerjes së energjisë në stacionin e pompimit të Varibopit. Në Portin e Durrësit era e fortë rrëzoi disa kontejnerë bosh.Ministria e Infrastrukturës bën me dije se grupet e punës mbeten në terren për normalizimin e plotë të situatës.RAPORT MBI SITUATEN E KRIJUAR DHE MASAT E MARRA PË TË PËRBALLUAR MOTIN E KEQ GJATË MBRËMJES DHE ORËT E PARA TË MËNGJESITMbrëmjen e djeshme, disa zona të vendit u përfshinë nga moti i keq, me reshje intensive shiu, të shoqëruara me erë të fuqishme, të cilat shkaktuan disa problematika. Grupet e punës, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë qenë në terren që në momentet e para, duke ndërhyrë për normalizimin e situatës.AKSET RRUGOREEkipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë monitoruar vazhdimisht situatën në terren, duke bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo materialeve.Akset kombëtare kanë qenë të kalueshme pa problematika dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.ARRSH është në gatishmëri dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e rrugëve.FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKEAktualisht, në rang vendi janë 21 fidera jashtë pune, ku ndër rajonet e prekura janë Vlora, Fieri, Saranda dhe Librazhdi.Në orët e para të mëngjesit është vendosur në punë Nst i Livadhjasë dhe është rikthyer energjia në disa zona.OSSH ka angazhuar mbi 1,000 punonjës në terren për normalizimin e situatës së furnizimit me energji elektrike.RRJETI I TRANSMETIMITAktualisht, të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.KASKADA E DRINITSituata në basenin e lumit Drin paraqitet e qetë dhe pa problematika.FURNIZIMI ME UJËSarandëSituata në Stacionin e Pompimit të Ujit të Ndotur (SPUN) në Sarandë është rikthyer në normalitet. Gjithashtu, edhe SPUN në Ksamil është rikthyer në funksionim normal.Rrugët e bllokuara në Stacionin e Pompimit të Ujit të Pijshëm janë zhbllokuar dhe aktualisht po vijon puna për largimin e pemëve të rrëzuara në ITUN.DurrësSi pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, janë evidentuar problematika të përkohshme në stacionet e pompimit në Fushë Krujë dhe Çermë.Në stacionin e pompimit Çermë, një elektropompë pësoi avari. Ekipet teknike ndërhynë menjëherë dhe, brenda pak orësh, defekti u riparua, duke e rikthyer elektropompën në funksion normal.FierRreth orës 02:00 është riparuar defekti në stacionin e Kafarajt, duke mundësuar rikthimin e furnizimit normal me ujë për qytetin e Fierit.Në stacionin e Varibopit vijon të mungojë furnizimi me energji elektrike. Si pasojë, qyteti i Patosit mbetet pa furnizim me ujë. Po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.Shoqëritë e tjera nuk kanë pasur asnjë problem. Situata është në kontroll.PORTET DHE AEROPORTIAeroporti i TiranësSituata në Aeroportin e Tiranës ka qenë kryesisht e qetë, me disa fenomene meteorologjike të veçuara, të cilat kanë shkaktuar disa vonesa të lehta në trafikun në ardhje.Porti i DurrësitSi pasojë e stuhisë, në Terminalin e Kontejnerëve janë rrëzuar disa kontejnerë bosh, 8 prej të cilëve kanë pësuar dëmtime më të konsiderueshme.Aktualisht po vijon koordinimi me kompanitë përkatëse për vlerësimin e plotë të situatës dhe të dëmeve.Në sektorët e tjerë të Portit të Durrësit, aktiviteti vijon normalisht.Në Portin e Sarandës situata paraditen e sotme paraqitet e qetë. Linja me Korfuzin vijon normalisht. Share Ora 10:24 ‘Ushtroi detyrën me përkushtim deri në momentin e fundit’, Karakaçi reagon për elektricistin që humbi jetën në Himarë Ministri i Energjisë, Enea Karakaçi ka reaguar për elektricistin e OSHEE që humbi jetën ndërsa punonte në Himarë për rikthimin e energjisë. Teksa shpreh dhimbjen dhe ngushëllimin për familjarët, Karakaçi bën me dije se 54-vjeçari Bashkim Boçi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000.Në fund, ai nderon edhe punën e sakrificën e punonjësit të ndjerë që humbi jetën në shërbim.Postimi i plotë:“Pas çdo rikthimi të energjisë, është kontributi i njerëzve që punojnë në kushte të rrezikshme, larg familjeve të tyre, për t’u shërbyer qytetarëve. Sot, një prej tyre nuk u kthye më.Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së kolegut tonë, Bashkim Boçi, i cili ra në krye të detyrës, ndërsa ishte i angazhuar në riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Himarës.Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit.Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Ndajmë dhimbjen me ta në këtë moment të vështirë dhe nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve.U prehtë në paqe”, shkruan Karakaçi. Share Ora 09:02 Po punonte për lidhjen e energjisë pas stuhisë në Himarë, vdes elektricisti 54-vjeçar Një elektricist 54-vjeçar që po punonte në Himarë për rikthimin e energjisë elektrike pas stuhisë së furishme të një nate më parë, ka ndërruar jetë.Bashkim Boçi, i cili banonte në Elbasan, ishte pjesë e grupeve të gatishmërisë për sezonin turistik. Sipas burimeve nga OSHEE, dyshohet se ai ka rënë nga shtylla elektrike.Njoftimi i policisëRreth orës 03:40, në Qendrën Shëndetësore Himarë është dërguar pa shenja jete shtetasi B. B., 54 vjeç, banues në Elbasan, punonjës sezonal i OSHEE-së.Nga të dhënat paraprake dyshohet se shtetasi B.B, gjatë punës për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë, në zonën e Potamit, Himarë, ka humbur jetën.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. Share P.J/U.D/ReportTv.al sarande Vlore stuhi moti i keq bashkim boci Enea Karakaçi Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.2% I gabuar 27.7% Nuk e di 8.1% Vota total: 3714 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
