Lajme Zone
Studiuesi Taulant Muka: Të premten, në orën 10:00, studentët e mjekësisë dhe mjekët i bashkohen protestës
PolitikëBalkanWeb

Studiuesi Taulant Muka: Të premten, në orën 10:00, studentët e mjekësisë dhe mjekët i bashkohen protestës

Studiuesi Taulant Muka ka njoftuar përmes një mesazhi publik në rrjetin social Facebook se revoltës masive rinore dhe qytetare do t’i bashkohen zyrtarisht edhe trupa e mjekëve dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

Studiuesi Taulant Muka ka njoftuar përmes një mesazhi publik në rrjetin social Facebook se revoltës masive rinore dhe qytetare do t’i bashkohen zyrtarisht edhe trupa e mjekëve dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Përmes një deklarate me tone direkte, Muka bëri me dije se bluzat e bardha do të marrin pjesë në protestë ditën e premte, duke e çuar reagimin qytetar në një tjetër nivel. “Super lajm! Mjekët po shkojnë ta vizitojnë pacientin Kryeministër direkt në zyrën e tij! Të premten, në orën 10:00, studentët e mjekësisë dhe mjekët i bashkohen protestës!” Bashkimi i sektorit të shëndetësisë me lëvizjen universitare dëshmon zgjerimin e mëtejshëm të frontit të rezistencës qytetare ndaj ekzekutivit, duke përfshirë tashmë kategori kyçe profesionale në vend. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb