Studio Champions League në Top Channel ka ngritur siparin me nisjen e edicionit të ri të UEFA Champions League. Në emisionin e moderuar nga Ed Manushi, pjesë e panelit janë Igli Tare, Alban Bushi dhe Redi Jupi, ndërsa i ftuar në këtë mbrëmje ishte dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala.
Menjëherë në studio nuk munguan batutat mes ish-futbollistëve, të cilët kujtuan momentin e parë të grumbullimit të Altin Lalës me ekipin Kombëtar.
Lala: Kanë kaluar 12-13 vite. Erdhëm në moshën tonë për të treguar se çfarë ka ndodhur në kohën tonë. Ajo dhurata që mora në fund ishte diçka që s’e prisja. Unë s’kam bërë edhe shumë gola. Me Kombëtaren tre kam bërë.
Tare: Mua më kujtohet periudha e parë e Lalës në afrimin me Kombëtaren. I kishte flokët si Ruud Gullit. I kishte flokët kaçurrela, sikur kishte futur duart në korrent.
Bushi: Lala erdhi në Turqi për herë të parë. Në fillim s’ta mbushte mendjen. Ai s’ta mbush mendjen as tani në fakt. Top Channel

