Katër ndeshjet e Champions League, të vlefshme për raundin e parë, prodhuan plot 15 gola të shënuar.
Liverpool triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Atletico Madrid. Spanjollët kaluan në avantazh me Llorenten në minutën e 17-të, por Szoboszlai në minutën e 40-të dhe MacAllister në minutën e 50-të, i dhanë suksesin anglezëve.
Përballje të vështirë kishte edhe Arsenali, që fitoi 1-0 ndaj Napolit në Itali. “Topçinjtë” iu falën golit të Odegaard në minutën e 75-të.
Kampionët në fuqi të Paris Saint Germain, fituan me shifrat e thella 6-1 ndaj Slovan Bratislava.
Në ndeshjen tjetër, Sporting Lisbona triumfoi 3-1 ndaj Galatasarayt me përmbysje. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

