Lajme Zone
Champions League në Top Channel/ Vendos goli i Odegaard, Arsenal mund Napolin në transfertë dhe merr tre pikët e para (Video)
SportTop Channel

Champions League në Top Channel/ Vendos goli i Odegaard, Arsenal mund Napolin në transfertë dhe merr tre pikët e para (Video)

Arsenal e nis me fitore aventurën në Champions League. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 në transfertë ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në një sfidë të luftuar deri në minutat e fundit.

Arsenal e nis me fitore aventurën në Champions League. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 në transfertë ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në një sfidë të luftuar deri në minutat e fundit. Ndeshja, e transmetuar drejtpërdrejt në Top Channel, u vendos në pjesën e dytë nga një gol i Martin Odegaard. Kapiteni i Arsenalit provoi një gjuajtje nga distanca në minutën e 75-të, me topin që fillimisht u përplas në shtyllë dhe më pas përfi në rrjetë.

Një gol që i dha skuadrës së Mikel Artetës tre pikë të çmuara në një nga transfertat më të vështira të kësaj faze të Champions League.

Napoli dhe Arsenali e nisën sfidën me ritëm të lartë, ndërsa të dyja skuadrat patën mundësi për të zhbllokuar rezultatin.

Kevin De Bruyne provoi në minutën e 15-të me një gjuajtje nga hyrja e zonës, por David Raya ishte në vendin e duhur për ta ndalur.

Arsenali iu afrua golit në minutën e 22-të, kur Eze hodhi një top në zonë dhe Merino goditi me kokë, por Meret reagoi mirë.

Rasti më i mirë i pjesës së parë për miqtë erdhi në minutën e 45-të. Saka mori një top në zonë dhe doli përballë Meret, por nuk arriti të godiste siç duhet.

Pas 45 minutash, rezultati mbeti 0-0.

Në pjesën e dytë, Arsenali u shfaq më këmbëngulës dhe kërkoi më shumë portën e Napolit.

Rice provoi nga distanca në minutën e 63-të, por gjuajtja e tij përfi mbi kuadrat.

Në minutën e 75-të erdhi momenti vendimtar. Odegaard mori përsipër goditjen nga distanca dhe tentativa e tij u përplas në shtyllë. Topi më pas mori drejtim drejt rrjetës, duke i dhënë Arsenalit avantazhin 0-1.

Napoli u përpoq të reagojë në minutat e fundit, por nuk gjeti dot rrugën drejt golit.

Në minutën e 85-të, Madueke pati një mundësi të artë për të dyfishuar avantazhin, pasi doli i vetëm përballë portierit. Ai nuk arriti të shënonte dhe më pas pasoi për Tzolis, tentativa e të cilit u bllokua nga mbrojtja.

Në fund, Napoli 0-1 Arsenal.

Me këtë fitore, skuadra e Artetës merr një trepikësh shumë të rëndësishëm në transfertë dhe jep menjëherë një sinjal për ambiciet e saj në Champions League.

Për Napolin e Massimiliano Allegrit, ndërkohë, kjo është një tjetër goditje në një start të vështirë sezonal.

REZULTATI:

NAPOLI 0-1 ARSENAL

Odegaard 75′

NGJARJET KRYESORE:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 0-1 të Arsenal!

90+3′ Havertz gjen rrjetën, por goli anulohet për pozicion të parregullt.

85′ Madueke del i vetëm përballë portierit, por nuk shënon dot. Më pas pason për Tzolis, tentativa e të cilit përplaset në trupin e mbrojtësit.

75′ Goool Arsenal 0-1/ Odegaard provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që përplaset në shtyllë dhe më pas shkon në rrjetë. (Video)

63′ Rice provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

50′ Hincapie merr një top në zonë, por mbrojtësi godet jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Saka merr një top në zonë dhe i vetëm përballë Meret nuk godet dot si duhet.

22′ Eze hedh një top me zonë dhe Merino godet me kokë, por Meret arrin ta ndalë.

15′ De Bruyne godet në hyrje të zonës, por tentativa e tij ndalet nga Raya.

1’ Starton supersfida në “Maradona”!

FORMACIONET ZYRTARE: Top Channel