Gazetari Artan Hoxha u ndal sot te situata në të cilën gjendet drejtimi i Bashkisë Tiranë, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit.
Duke folur në emisionin “Now”, Hoxha tha se qytetarët e kryeqytetit ndodhen në një situatë të pazakontë, pasi drejtohen nga një kryebashkiak nën arrest.
Sipas tij, Veliaj po bën të gjitha përpjekjet për një ndryshim të masës së sigurisë, që po i intensifikon pak para gjyqit më 15 shtator.
Hoxha theksoi se presionet vijnë përmes avokatëve të Veliajt, si edhe lëvizjeve të fundit administrative në institucion. “Të shohim për çfarë është nën akuza Erion Veliaj dhe çfarë kemi kërkuar ne si qytetarë. Ne kemi një situatë të pazakontë. Kemi një kryetar bashkie që qëndron në burg. Gjithsesi është anormale që të gjithë vendimet për Bashkinë Tiranë të merren nga një qeli në burgun e Durrësit. Organet tona të drejtësisë duhet ta ndanin; ose të hiqnin mandatin e Veliajt ose masën e sigurisë. Veliaj po bën të gjitha përpjekjet dhe lëvizjet administrative. Ai tani mori frenat e bashkisë. E ka bërë për t’i treguar gjykatës, dhe kjo po bëhet fiks para gjyqit. Bën lëvizje politike dhe presion përmes avokatëve ndërkombëtarë. Do të shpëtojë nga arresti me burg”,-tha Hoxha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

