Wasim Said Mohd Al Mraqtan / Me Vendimin nr. 657, Edi Rama ia kaloi jordanezit Wasim Said Mohd Al Mraqtan (49% e 'ALBTraceCo') gjithë procesin e prodhimit të dokumentave biometrike; pa certifikatë sigurie nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. I njëjti arab, pa siguri, ka monopolin e pullave fiskale, kanabisit mjekësor dhe kontrollit të karburanteve... Përveç grupit mafioz izraelito-ukrainas të armatimeve e makinave ushtarake për Shqipërinë, të drejtuar nga Ron Yeffet, kryeministri Edi Rama ka krijuar dhe një grup arab me disa sektorë monopol në ekonomi e shërbimet shtetërore, të drejtuar nga jordanezi Wasim Said Mohd Al Mraqtan, me qendër në Emiratet Arabe.
Me Vendim nr. 657, datë 2 shtator 2026, kryeministri Edi Rama ka futur shoqërinë "O&S Security and Solutions" nëpërmjet "ALBTraceCo", si monopol në prodhimin, magazinimin, ruajtjen, serverët dhe teknologjitë e pasaportave e kartave biometrike të shtetasve shqiptarë. Deri më 2 shtator, gjithë procesin e këtij shërbimi specifik të sigurisë kombëtare e ka pasur kompetencë shoqëria "IdentiTek Sh.A." në vartësi të Ministrisë së Brendshme, ndërsa tani është tjetërsuar në strukturë "kukull".
Sepse me pazar dhe vendim të qeverisë, shoqëria "ALBTraceCo", ku 49% aksione i ka arabi Wasim Said Mohd Al Mraqtan, është caktuar të krijojë kapacitetet e nevojshme të infrastrukturës dhe teknologjive të sigurisë së lartë për prodhimin e dokumentave biometrike.
Me vendim qeverie, kryeministri Edi Rama i ka dhënë shtetasit arab kompetencat për menaxhimin, sigurimin dhe mbrojtjen e të dhënave sensitive të shtetasve shqiptarë, si identitetin dhe të dhënat biometrike, dokumentet fizike biometrike boshe.
I ka dhënë kompetencat për zhvillimin, integrimin dhe administrimin e platformave dhe sistemeve kritike shtetërore, shërbimet shtesë në funksion të prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike.
Tashmë, arabi ka në dorë projektimin, zhvillimin, implementimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike sekrete, që lidhen me identitetin biometrik, identitetin dixhital, identifikimin elektronik, autentifikimin, gjurmueshmërinë, verifikimin elektronik, si dhe çdo shërbim tjetër teknologjik apo të integruar që lidhet me dokumentet biometrike.
Sipas raportit të Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, nuk është dhënë certifikatë sigurie për shtetasin arab Wasim Said Mohd Al Mraqtan, pasi ka çështje "problematike" në disa shtete aziatike, por dhe as për ortakun zvicerian Philippe Amon te shoqëria "ALBTraceCo".
Ndërsa në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i dha monopolin e gjithë procesit të teknologjisë, lëndës së parë me element sigurie, prodhimit, serverimit, magazinimit dhe shpërndarjes së pasaportave e kartave biometrike.
Por arabit Wasim Said Mohd Al Mraqtan dhe zvicerianit Philippe Amon, që nuk u jepen certifikata sigurie, Edi Rama, me Vendim nr. 182, datë 20 mars 2025, u ka dhënë dhe monopolin e pullave fiskale.
Më datë 10 korrik 2025, u ka dhënë monopolin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së kultivimit, përpunimit e tregtimit të kanabisit mjekësor.
Me Vendim nr. 609, datë 30 korrik 2026, u ka dhënë monopolin e kontrollit të importimit, transportit, depozitimit, hedhjes në treg për konsum, mbikëqyrjen dhe ngjyrosjen e karburanteve.
Skandal është fakti që propozimin për dhënien e kontrollit të sistemit të dokumentave biometrike e ka bërë Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, drejtuesi i dikasterit që merret me luftën kundër krimit, sigurinë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve./Pamfleti wasim said mohd al mraqtan 4 Komente H Hermes 9 Shtator 2026, 13:38 Ky plehre perfaqsues i te keqes kucedresc se kuqe do te shes gjithshka per te shpetuar lekuren e tij dhe per ti lene Shqiptaret ne grindje . Funderri dhe Tracey funderrish Përgjigjjuni K Kush kontrollon Shqipërinë? 9 Shtator 2026, 14:38 Kush kontrollon Shqipërinë? Paraja, pushteti dhe Informacioni.
_____________________________________ “Kapitali privat priret të përqendrohet në pak duar.” Albert Ajnshtajni e shkroi këtë në vitin 1949. Po ta lexosh sot, në Shqipërinë e vitit 2026, duket sikur nuk po lexon një mendim të shekullit të kaluar, por një paralajmërim për kohën tonë. Pyetja nuk është më vetëm: Kush ka paratë? Por edhe: Kush ka pushtetin dhe kush kontrollon atë që ne shohim, dëgjojmë dhe besojmë? Kur paratë, pushteti dhe informacioni fillojnë të përqendrohen në të njëjtat duar, demokracia nuk ka nevojë të rrëzohet me tanke. Ajo mund të dobësohet gradualisht, përmes kontrollit të informacionit. Televizionet vazhdojnë të transmetojnë, portalet vazhdojnë të publikojnë, parlamenti vazhdon të mblidhet dhe zgjedhjet vazhdojnë të zhvillohen. Por qytetari mund të mbetet gjithnjë e më larg së vërtetës. Nuk është e nevojshme të ndalosh informacionin. Mjafton të kontrollosh çfarë bëhet lajm, sa herë përsëritet dhe çfarë lihet në heshtje. Në Shqipëri dëgjojmë çdo ditë për rrugë, aeroporte, resorte, kulla, PPP, koncesione dhe investime. Por krahas fjalorit të zhvillimit duhet të ekzistojnë edhe pyetjet e qytetarit: Kush përfiton? Kush e fitoi kontratën? Sa kushtoi? Sa do t’i kushtojë qytetarit? A pati konkurrencë reale? Kush janë përfituesit përfundimtarë? A ka konflikt interesi? Këto nuk janë pyetje kundër zhvillimit. Janë pyetje pro demokracisë. Paratë publike nuk janë para të qeverisë. Janë para të qytetarëve. Prandaj një qeveri demokratike nuk duhet t’i kërkojë qytetarit thjesht të besojë; duhet t’i japë mundësinë të kontrollojë. Rreziku shfaqet kur ekonomia, politika dhe media ndërthuren. Atëherë nuk kemi të bëjmë vetëm me kapitalizëm, por me mundësinë e krijimit të një oligarkie ekonomike, ku disa aktorë fitojnë ndikim mbi vendimmarrjen, informacionin dhe institucionet. Nuk është e nevojshme të jesh në zyrën e kryeministrit për të pasur pushtet. Ndonjëherë mjafton të kesh akses te politika, media, kontratat dhe njerëzit që marrin vendimet. Dhe media e kapur nuk ka nevojë domosdoshmërisht të gënjejë. Mjafton të vendosë çfarë të bëjë lajm dhe çfarë të mos bëjë. Nëse një protestë e madhe trajtohet si lajm periferik, ndërsa deklarata e një ministri bëhet kryetitull, publikut i është dhënë një mesazh. Nëse një çështje e rëndësishme ekonomike zhduket pas dy ditësh nga ekranet, ndërsa një konflikt banal politik zgjat një javë, edhe kjo është një formë ndikimi. Ndonjëherë heshtja është më e fuqishme se censura. Kjo bëhet veçanërisht e rrezikshme kur qytetari del në rrugë për të kërkuar llogari. Ai paguan taksa, financon shtetin dhe paguan faturën e projekteve publike. Por kur proteston, mund të zbulojë se zëri i tij nuk ka të njëjtën peshë si zëri i pushtetit. Pushtetari ka mikrofon, kamera, komunikatë dhe një aparat të tërë komunikimi. Qytetari ka zërin e vet. Prandaj protesta nuk duhet parë si problem që duhet heshtur apo delegjitimuar. Protesta është alarmi i demokracisë. Kur njerëzit dalin në shesh, shteti duhet të pyesë: Çfarë i ka nxjerrë? Çfarë kërkojnë? Ku kemi dështuar? Çfarë duhet të korrigjojmë? Problemi, pra, nuk është vetëm kush është në pushtet. Problemi i vërtetë është: A ka kufij pushteti? Sepse nëse ndryshon qeveria, por mbeten të njëjtat mekanizma të kapjes së medias, ekonomisë dhe institucioneve, atëherë pushteti thjesht ndryshon duar. Një demokraci e shëndetshme kërkon transparencë, institucione të pavarura, konkurrencë reale, media të lirë dhe qytetarë që mund të kërkojnë llogari. Ajo nuk matet me numrin e projekteve të inauguruara, konferencave për shtyp apo kamerave televizive. Matet me një pyetje shumë më të thjeshtë: A mundet një qytetar i zakonshëm t’i thotë “jo” pushtetit dhe të dëgjohet? Nëse përgjigjja është po, demokracia merr frymë. Nëse përgjigjja është jo, demokracia fillon të mbytet. Prandaj duhet ta rilexojmë Ajnshtajnin. Jo si një figurë të largët historike, por si një kujtesë për një të vërtetë të pakëndshme: nuk mjafton që qytetari të ketë të drejtën të flasë; duhet të ketë edhe mundësinë të dëgjohet. Sepse mund të kesh zgjedhje pa një demokraci të shëndetshme, televizione pa gazetari të lirë, portale pa pluralizëm, institucione pa pavarësi dhe protesta pa dëgjues. Dhe pyetja që Shqipëria duhet t’ia bëjë vetes sot është e thjeshtë, por thelbësore: Kush kontrollon paratë? Kush kontrollon pushtetin? Kush kontrollon informacionin? Dhe, mbi të gjitha, a ka ende qytetari fuqinë për t’i kontrolluar ata që e kontrollojnë atë? Përgjigjjuni t tefta 9 Shtator 2026, 15:36 Po si do rri mostra gjate ne pushtet?! Duke shit Shqiperine. I duket se ja ka lene kristaqi palacos. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Ron Yeffet në përgjim: Kush e pajtoi për “punët e zeza” dhe pse SPAK-u nuk mund të bëjë të shurdhrin 9 Shtator 2026, 11:2111:21Anti-Mafia Si e çmontoi Arben Ahmetaj skemën e kreut të Organizatës: Edi Rama reduktoi pjesëmarrjen e shtetit nga 45% në 20% dhe i hapi TIMAK-ut arkën e ushtrisë 8 Shtator 2026, 11:2211:22Anti-Mafia ‘Hanëmja’ e Edi Ramës, Elira Kokona: 7 apartamente dhe 2 milionë euro në bankë, 2 vjet pa deklaruar pasurinë 7 Shtator 2026, 17:2517:25Anti-Mafia Dokumenti/ Pse Tirana mbetet pa ujë; Edi Rama ia dhuroi burimet ujore të Bovillës HEC-it privat “Mali” të Bledar Hasalamajt 7 Shtator 2026, 10:0810:08Anti-Mafia Dokumente/ Lejet e ndërtimit me mbivendosje që dha Edi Rama; shkak i përleshjes mes biznesmenit Luan Muça dhe problematikut Bedinaj 7 Shtator 2026, 09:4709:47Anti-Mafia Pallat në emër të gruas te 'Kodra e Diellit' dhe pasuri të fshehta mijëra euro, lidhja e Petrit Vasilit me kompaninë që i dha miliona kur ishte ministër Shëndetësie 6 Shtator 2026, 12:5012:50Anti-Mafia

