Lajme Zone
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Spanja fitoi Kupën e Dytë të Botës, momenti kur Trump i dorëzon trofeun Rodrit (VIDEO)


Spanja fitoi Kupën e Botës FIFA 2026, duke mundur Argjentinën. "La Roja" triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës pas 120 minutash lojë në finalen e madhe të Botërorit 2026, duke fituar për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror dhe duke i dhënë fund mbretërimit të Argjentinës. Me Lionel Mesin në njërën anë dhe brezin e ri të artë të Spanjës në anën tjetër, sfida u vendos vetë

Spanja fitoi Kupën e Botës FIFA 2026, duke mundur Argjentinën. "La Roja" triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës pas 120 minutash lojë në finalen e madhe të Botërorit 2026, duke fituar për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror dhe duke i dhënë fund mbretërimit të Argjentinës. Me Lionel Mesin në njërën anë dhe brezin e ri të artë të Spanjës në anën tjetër, sfida u vendos vetëm në kohën shtesë. LEXO edhe...Lufta/ Trump: Ne goditëm fort Iranin në nder të ushtarëve që u vranë! Teherani sulmon dy anije cisternë në Hormuz Pas përfundimit të finales, ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe dorëzimit të Kupës së Botës u zhvillua në praninë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Mbretit të Spanjës, Felipe VI. Medaljet iu shpërndanë finalistëve, ndërsa trofeu i Kupës së Botës iu dorëzua kapitenit të Spanjës, Rodri nga presidenti amerikan Donald Trump, mes festës së madhe të futbollistëve dhe tifozëve spanjollë. Trump e ndoqi ndeshjen i mbrojtur nga një xham antiplumb, pjesë e protokollit të sigurisë që zbatohet për presidentin amerikan në ngjarje publike me pjesëmarrje të lartë. Xh.K/ReportTv.al Spanja SHBA Boterori 2026 donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 58.8% I gabuar 26.5% Nuk e di 14.7% Vota total: 34 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?