Lajme Zone
SPAK godet klanin Çopja në Elbasan, i sekuestron 24 automjete me vlerë 77 milionë lekë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK godet klanin Çopja në Elbasan, i sekuestron 24 automjete me vlerë 77 milionë lekë

Makinat ndodhen në pronësi të Franci Canajt, i arrestuar në qershor 2025 për plagosjen e një taksisti.

Grupi kriminal Çopja akuzohet se ka trafikuar në Evropë 28 ton kokainë në 2 episode të ndryshme, nga të cilat 17 ton janë sekuestruar.Kompania dhe automjetet janë në pronësi të Franci Canajt, i cili u arrestua në qershor të vitit 2025, nën dyshimet për plagosjen e një taksisti. SPAK godet klanin Çapja në Elbasan Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një kompani dhe 24 automjete me vlerë 77 milionë lekë, një tjetër goditje ndaj grupit të ‘Çopjave’ të Elbasanit.

Makinat ndodhen në pronësi të Franci Canajt, i arrestuar në qershor 2025 për plagosjen e një taksisti.

Ndërsa Albin Çelës, i është sekuestruar edhe një tokë arë me sipërfaqe 2000 metër katrorë.

Grupi kriminal akuzohet se ka trafikuar në Evropë 28 ton kokainë në 2 episode të ndryshme, nga të cilat 17 ton janë sekuestruar.

Vëllezërit Çopja janë përfshirë në përplasje të përgjashkshme dhe akuzohen në lidhje me ngjarje kriminale, përfshirë katër vrasje me gjashtë të vrarë dhe dy të plagosur, dy vrasje të mbetura në tentativë, katërmbëdhjetë vepra penale në formën e sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje.

Nga krerët e grupit, Franc Gergely (Çopja) është arrestuar në Dubai dhe është ekstraduar për në Belgjikë, ku përballet me akuza për vrasje.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 187 të vitit 2023 ka zhvilluar paralelisht edhe hetimin pasuror. Ky hetim ka identifikuar pasuri që përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale në emër të subjekteve në hetim dhe familjarëve të tyre.

Me vendimin nr.667, datë 14.10.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të shtetasve A.Ç. dhe F.C., me vlerë totale 77.000.000 lekë.

Në emër të shtetasit A.Ç:

Pasuria nr. 349/47, zona kadastrale 3321, vol. 12, faqja 5, “Tokë Arë”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në Sharrë, Tiranë, në pronësi edhe të shtetases A.Ç.

Në emër të shtetasit F.C:

Kuota 100% të shoqërisë tregtare ‘Check Company Sh.p.k, në rrugën e Dibrës, Tiranë.

Gjithsej janë 24 automjete Volksëagen (modeli Ioniq5 dhe ID3, ID4 ) dhe 1 Toyota (modeli bZ3) në pronësi të kësaj kompanie.

Veprat penale në hetim

Procedimi penal nr. 187/2023 përfshin veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal:

Trafik i lëndëve narkotike;

Pastrim i produkteve të veprës penale;

Grup i strukturuar kriminal;

Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Shtetasit nën hetim janë: E.Ç, A.Ç, A.Ç (alias D.Ç), F.B (alias J.B), D.D, P.L (alias P.S.), F. G (alias F.Ç, alias F.H.Ç, S.P (alias V.P), G.Ç, R.M, M.K, M. M, E. Ç, R.Ç, K.Gj dhe D.P.

Rrjedha e hetimit

Organizata kriminale me shtrirje të gjerë ndërkombëtare bashkëpunonte me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet e lëndëve narkotike drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Hetimet përfshinë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyEÇ. Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anversin etj. Gjithashtu janë evidentuar rolet përkatëse të secilit prej pjesëtarëve të grupit kriminal si dhe është dokumentuar i gjithë zinxhiri i transferimit të shumave monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë caktuar masa të sigurimit personal ndaj 16 personave.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. spak godet klanin Çapja në elbasan spak godet klanin Çapja Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Berisha jep urdhrat për dhunën”, Balla: Nuk do të humbasim më asnjë seancë 22 Tetor 2026, 12:1712:17Aktualitet Vijon protesta para Kuvendit, studentët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë 22 Tetor 2026, 12:0012:00Aktualitet Aktivisti: Binomi Rama-Berisha ka vrarë shpresën e shqiptarëve 22 Tetor 2026, 11:5411:54Aktualitet Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin 22 Tetor 2026, 11:4911:49Aktualitet Pedagogët 'përplasen' me policinë te Kuvendi: Po luftojmë edhe për ju, boll më se po na vjedhin! 22 Tetor 2026, 11:3011:30Aktualitet Peshëngritësi Erkand Qerimaj shkon në SPAK 22 Tetor 2026, 11:2411:24Aktualitet