Lajme Zone
SPAK aksion në Tiranë e Shkodër, në pranga Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Endrit Dokle
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK aksion në Tiranë e Shkodër, në pranga Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Endrit Dokle

Policia dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ka kryer një operacion të befasishëm në Tiranë dhe në Shkodër. Gjatë aksionit është vënë në pranga Bledar Cafi, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Arrestimi i Cafit u realizua në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, në zbatim të vendimit të GJKKO-së, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”

Policia dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ka kryer një operacion të befasishëm në Tiranë dhe në Shkodër. Gjatë aksionit është vënë në pranga Bledar Cafi, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Arrestimi i Cafit u realizua në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, në zbatim të vendimit të GJKKO-së, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Cafi akuzohet për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale.

Po ashtu, u ushtruan kontrolle edhe për lokalizimin e Endrit (Indrit) Dokles, i cili u rishpall në kërkim pasi nuk u gjet në banesë. Dokle figuron person në kërkim që prej vitit 2024 me masë sigurie “Arrest me burg” për të njëjtat akuza që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe grupin e strukturuar kriminal. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm