Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Sot Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave! Zbardhet axhenda! Rama: Hap drejt Unionit (VIDEO)


Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave

Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027. LEXO edhe...Shqipëria mbyll sot kapitullin e katërt të negociatave me BE, komisionerja Kos: Procesi i zgjerimit po merr një ritëm më të shpejtë! Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. “Sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Kujtojmë se pjesë e Konferencës së 10-ë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që do të zhvillohet sot në Luksenburg, do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. AXHENDA ZYRTARE 16:40 – Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave. 16:45 – Doorstep. 16:50 – Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne. 17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës. 17:45 – Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne. Ora 13:04 Shqipëria mbyll sot kapitullin e katërt të negociatave me BE, komisionerja Kos: Procesi i zgjerimit po merr një ritëm më të shpejtë! Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.Para mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, në një deklaratë për mediat, komisionerja europianë për Zgjerimin, Marta Kos, ka thënë se procesi i zgjerimit të BE-së po merr një ritëm më të shpejtë.Kos tha se zyrtarët e lartë të BE-së kanë propozuar mekanizma më të fortë mbrojtës për garantimin e shtetit të së drejtës dhe zbatimin e reformave, me synimin për ta bërë Bashkimin Evropian më efikas.Më tej Kos ka thënë se vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE kanë vite që përballen me kërcënime hibride. Ajo shtoi se përvoja e tyre mund të ndihmojë në mbrojtjen e demokracive në të gjithë Europën.“Mbrëmjen e kaluar, Mali i Zi mbylli edhe tre kapituj të tjerë të negociatave. Sot, do të mbyllim një kapitull negociues me Shqipërinë dhe do të hapim nga dy grupkapituj negociues me Ukrainën dhe Moldavinë.Ndërsa procesi i zgjerimit po merr një ritëm më të shpejtë, do të diskutojmë me shtetet anëtare se si të sigurohemi që Bashkimi Evropian të bëhet më i fortë, ndërsa zgjerohet. Për këtë arsye, kemi propozuar mekanizma më të fortë mbrojtës për garantimin e shtetit të së drejtës dhe zbatimin e reformave, me synimin për ta bërë Bashkimin Evropian më efikas.Sot do të mirëpresim gjithashtu vendet kandidate në Qendrën Evropiane për Rezistencën Demokratike. Shumë prej tyre kanë vite që përballen me kërcënime hibride. Përvoja e tyre mund të na ndihmojë të mbrojmë demokracinë në të gjithë Evropën”, thuhet mes të tjerash në reagimin e komisioneres Kos.Last night, Montenegro closed three more negotiating chapters. Today, we will close one with Albania and open two clusters each with Ukraine and Moldova. As enlargement gathers pace, we will discuss with our Member States how to make sure our Union grows stronger as it grows bigger. That is why we proposed stronger safeguards to protect rule of law and reforms for a more effective Union. Today we will also welcome candidate countries into the European Centre for Democratic Resilience. Many of our candidates have fought hybrid threats for years. Their experience can help us protect democracy across Europe. My full doorstep ahead of the General Affairs Council:— Marta Kos (@MartaKosEU) October 13, 2026 Share R.Xh/SI.E./ReportTv.al edi rama BE integrimi ne be Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.9% Jo 69.4% Nuk e di 4.6% Vota total: 1099 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?