Lajme Zone
Me mision mrekullinë në Uells, sonte vajzat kuqezi luajnë shansin e fundit për 'Botërorin 2027'! Trajneri Grima: Në futboll gjithçka ndodh
SportReport TV

Me mision mrekullinë në Uells, sonte vajzat kuqezi luajnë shansin e fundit për 'Botërorin 2027'! Trajneri Grima: Në futboll gjithçka ndodh

Kombëtares së vajzave do ti duhet sonte një mrekulli në Uells për të vijuar ëndrrën e kualifikimit në Botëror. Edhe pse janë mundur në Loro Boriçi, trajneri Armir Grima beson se mund të arrihet objektivi. Për të gjithçka ndodh në futboll.

Pas disfatës minimale 0-1 në Shkodër kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë sonte ndeshjen e kthimit në transfertë kundër Uellsit, që vlen për gjysmëfinalet e ‘play-off-it’ të Botërorit 2027. Vajzat kuqezi marrin pjesë për herë të parë në këtë fazë, por nuk duan të ndalen këtu pavarësisht se do të jetë shumë e vështirë për të përmbushur ëndrrën e kualifikimit. “Ne shpresojmë shumë që të përsërisim atë ndeshje të mirë që bëmë në Shkodër. Është detyrë e jona, është detyrë e vajzave që ta përsërisim atë ndeshje dhe pse mos të shpresojmë. Gjithçka arrihet në futboll,”-u shpreh Armir Grima, trajner i Kombëtares së vajzave. LEXO edhe...‘Play-off-i’ historik për Botërorin, kombëtarja e vajzave nis grumbullimin! Trajneri Grima: Presioni te Uellsi Vajzat kuqezi do tentojnë ta bëjnë mrekullinë, duke nisur nga ora 20:15, por edhe nëse kualifikohet duhet pritur ende për të mësuar nëse do të jenë apo jo në Botëror. Fituesi i çiftit Uells-Shqipëri do të përballet në finalen e ‘play-off-it’ me fituesin e çiftit Rumani-Norvegji që ndeshjen e parë është fituar 0-2 nga nordiket. Ne.k./ReportTv.al kombetarja e vajzave boterori 2027 Armir Grima Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.9% Jo 69.4% Nuk e di 4.6% Vota total: 1099 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?