Lajme Zone
Bordi i Transparencës rrit me 8 lekë çmimin e naftës dhe me 1 lekë të benzinës! Sa do të tregtohen
EkonomiReport TV

Bordi i Transparencës rrit me 8 lekë çmimin e naftës dhe me 1 lekë të benzinës! Sa do të tregtohen

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve ditën e sotme, duke rritur me 8 lekë çmimin e naftës dhe me 1 lekë të benzinës.

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve ditën e sotme, duke rritur me 8 lekë çmimin e naftës dhe me 1 lekë të benzinës. Njoftimi i Bordit të Transparencës: LEXO edhe...Pavarësisht bllokadës së SHBA-së, Irani pretendon se ka eksportuar më shumë se 5 milionë ton produkte nafte gjatë gjysmës së parë të vitit Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës. Kështu Bordi i Transparencës në datë 13 Tetor 2026, vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. R.Xh/ReportTv.al rritja e cmimeve benzine nafte ekonomi bordi i transparences Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 26% Jo 69.3% Nuk e di 4.7% Vota total: 1000 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?