Lajme Zone
Papa Leone XIV shtrohet në spital, në pritje të operacionit për masën në mushkëri! Vatikani qetëson besimtarët: Gjendja e tij fizike dhe emocionale është e mirë
BotëReport TV

Papa Leone XIV shtrohet në spital, në pritje të operacionit për masën në mushkëri! Vatikani qetëson besimtarët: Gjendja e tij fizike dhe emocionale është e mirë

Data e ndërhyrjes kirurgjikale për masën e zbuluar në mushkëri nuk është bërë publike, edhe pse mediat raportojnë se operacioni pritet të kryhet në fillim të kësaj jave.

Papa Leone i 14-të shtrohet sot në spital, në poliklinikën Gemelli në Romë. Data e ndërhyrjes kirurgjikale për masën e zbuluar në mushkëri nuk është bërë publike, edhe pse mediat raportojnë se operacioni pritet të kryhet në fillim të kësaj jave. LEXO edhe...'Dolce vita' josh Dua Lipën, këngëtarja mund të zhvendoset nga Londra në Milano Ishte vetë Ati i Shenjtë ai që, të dielën, u bëri të ditur besimtarëve se mjekët kishin zbuluar një masë në mushkëri dhe se, me këshillën e ekipit mjekësor, kishte vendosur t'i nënshtrohej një operacioni. Sipas mediave italiane dhe ndërkombëtare, që citojnë burime nga Vatikani, gjendja e tij fizike dhe emocionale është shumë e mirë. Corriere della Sera shkruan se Papa Leone i 14 do të qëndrojë në katin e 10-të të poliklinikës Gemelli, në një apartament spitalor të përbërë nga tetë ambiente. Selia e Shenjtë konfirmoi një ditë më parë se të gjitha angazhimet publike të Atit të Shenjtë janë anuluar deri më 20 tetor. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Papa pritet t'i nënshtrohet një periudhe rikuperimi që parashikohet të zgjasë rreth një javë. U.D/ReportTv.al rome itali Papa Leone XIV Vatikan Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.9% Jo 69.4% Nuk e di 4.6% Vota total: 1099 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?