Lajme Zone
Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli në krah të yllit të Hollywood-it, Sylvester Stallone! Bëhet pjesë e sezonit të filmit “Tulsa King”
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli në krah të yllit të Hollywood-it, Sylvester Stallone! Bëhet pjesë e sezonit të filmit “Tulsa King”

I lindur dhe rritur në Detroit, në një familje shqiptare, Shreli ka ndërtuar ndër vite një karrierë në kinemanë amerikane, duke u angazhuar si aktor, skenarist dhe regjisor.

Aktori, skenaristi dhe regjisori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli pritet t’i bashkohet sezonit të pestë të serialit të njohur amerikan “Tulsa King”, ku do të ndajë ekranin me yllin e Hollywood-it, Sylvester Stallone. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane të industrisë së filmit dhe televizionit, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Shrelit në SHBA. LEXO edhe...Musk investon 366 milionë dollarë për të ndihmuar republikanët në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA I lindur dhe rritur në Detroit, në një familje shqiptare, Shreli ka ndërtuar ndër vite një karrierë në kinemanë amerikane, duke u angazhuar si aktor, skenarist dhe regjisor. Ai njihet veçanërisht për filmin “Cash Only”, të cilin e ka shkruar dhe ku ka interpretuar edhe rolin kryesor. Në filmografinë e tij përfshihen gjithashtu projekte si “Power Book IV: Force”, “Killerman”, “Low Winter Sun”, “The Red Road” dhe “Abduction”. Paralelisht me aktrimin, Shreli vijon të zhvillojë projekte të reja si regjisor dhe producent përmes kompanisë së tij, Nickname Projects. Pjesëmarrja në “Tulsa King” përbën një tjetër mundësi për aktorin shqiptaro-amerikan që të prezantohet para një audience të gjerë ndërkombëtare, në një produksion ku rolin kryesor e interpreton një prej emrave më të njohur të kinemasë botërore, Sylvester Stallone. A.C/ReportTv.al Nicola shreli Sylvester Stallone SHBA regjisori Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.9% Jo 69.4% Nuk e di 4.6% Vota total: 1099 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?