Lajme Zone
Performoi në dasmën e vëllait të saj, Ledri Vula shfaqet krah Bebe Rexhës (FOTOT)
KulturëGazeta Tema
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Performoi në dasmën e vëllait të saj, Ledri Vula shfaqet krah Bebe Rexhës (FOTOT)

Reperi Ledri Vula është shfaqur krah këngëtares Bebe Rexha në dasmën e vëllait të saj, ku ai ishte i ftuar për të performuar.

Reperi Ledri Vula është shfaqur krah këngëtares Bebe Rexha në dasmën e vëllait të saj, ku ai ishte i ftuar për të performuar.

Ledri ka ndarë në Instagram disa pamje me artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, ku dyshja shihen duke biseduar dhe pozuar së bashku gjatë festës.

Ndërkohë, në dasmën e zhvilluar me tradita shqiptare ka performuar edhe këngëtarja Yllka Kuqi, duke e bërë muzikën shqiptare pjesë të kësaj feste familjare. Vëmendje ka marrë edhe vetë Bebe me paraqitjen e saj elegante.

Këngëtarja është shfaqur me një fustan të zi bashkë me rozë të kombinuar me aksesorë që plotësonin pamjen e saj glamuroze.

Përmes pamjeve të publikuara, Ledri ka ndarë me ndjekësit momente nga kjo festë, ku traditat shqiptare dhe muzika kanë qenë pjesë e rëndësishme e atmosferës.

Edhe pse jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Los Angeles të Kalifornisë, Bebe vazhdon ta ruajë lidhjen me rrënjët dhe kulturën shqiptare, gjë që u reflektua edhe në këtë dasmë me tradita shqiptare.