Koleksionet e çmuara të librit antik dhe hartave historike të Shqipërisë do të katalogohen tashmë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Në Qendrën “Sotir Kolea” u nënshkrua marrëveshja trepalëshe ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Institutit Italian të Kulturës dhe Bibliotekës Kombëtare Qendrore të Firences. “Jo më larg se dje, tre specialistë të lartë të Bibliotekës Kombëtare kanë marrë rrugën për në Firence për t’u trajnuar për tre javë me atë çfarë është edhe zemra e një biblioteke kombëtare, pikërisht në mënyrën se si do të katalogohet libri antik në veçanti. Kemi zgjedhur pikërisht Firencen si një vend që në koleksionet e saj ka një numër të jashtëzakonshëm të koleksioneve dhe për të na mësuar se si bëhet pikërisht klasifikimi i këtij lloj libri.”, tha Majlinda Toçi, drejtore e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. LEXO edhe...Ekspozita fotografike “Udhëtime te arumunët e Ballkanit”! Prezantimi i manualit të avancuar të dialektit arumun Programi i trajnimit që financohet nga pala italiane, do të përqendrohet në katalogimin e thelluar të librit antik nga shekulli XVI deri në shekullin XIX, si dhe përpunimin e hartave historike të rajonit të Mesdheut. “Kjo marrëveshje konsolidon një bashkëpunim që ka filluar në vitin 2024. Lindi ideja e një shkëmbimi kulturor që të mos ishte thjesht mes dy kulturave, por një shkëmbim kompetencash profesionale bibliotekare. Përfundimi i këtij trajnimi do të kurorëzohet edhe me një ekspozitë të përbashkët në vitin 2027 ku do të ekspozohen botime veneciane, mes të cilave edhe një ekzemplar unik në botë.”, tha Elisabetta Sciarra, drejtore e Bibliotekës Kombëtare Qendrore të Firenzes. Synimi është që pasuria bibliografike shqiptare të integrohet gjithashtu në rrjetet dhe katalogët kombëtarë italianë e ndërkombëtarë. “Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë. Ky bashkëpunim filloi në 2024-ën kur drejtoresha e bibliotekës publike të Firences kishte kërkuar bashkëpunimin e Institutit për të realizuar një ekspozitë kushtuar botimeve veneciane, librave të shtypur në Venecie dhe mbi Venecian, të cilët ruhen në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Një ekspozitë mjaft e bukur, e kuruar nga Elisabetta Sciarra. Shpresoj të jetë hapi i parë i një bashkëpunimi që do të zgjasë ende për shumë kohë, në të mirë të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. “, tha Alessandro Ruggera, drejtues i Institutit Italian të Kulturës në Shqipëri. Ruggera vëren se Biblioteka Kombëtare e Firences është një nga më të rëndësishmet dhe luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në Itali, ashtu si dhe Biblioteka Kombëtare për Shqipërinë. “Firencja është gjithashtu qendra e historisë së letërsisë italiane, vendi nga ku ajo nisi dhe lindi, prandaj mbetet një qendër kulturore mjaft e rëndësishme, ashtu si vetë biblioteka. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, sepse është qendra ku janë mbledhur koleksionet më të mëdha e më të rëndësishme nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, të formuara historikisht në mënyra nga më të ndryshmet, por që kanë arritur këtu përmes rrugëtimeve të gjata historike. Sot dimë se ekziston projekti për ndërtimin e selisë së re të bibliotekës, çka do të jetë një hap shumë i rëndësishëm për ruajtjen e një trashëgimie që është thelbësore për identitetin kombëtar dhe kulturën e një vendi. Me gjithë faktin se sot jemi më afër se kurrë dhe jetojmë në epokën digjitale, për më shumë se një mijë vjet kultura është transmetuar përmes shkrimit dhe librave, që janë hapësira fizike ku shkrimi shfaqet dhe mjeti që na ka lejuar të ruajmë kulturën tonë. Kjo është diçka plotësisht e qartë dhe e një rëndësie të jashtëzakonshme për çdo komb.” Përmes këtij trajnimi profesional, fondet e rralla të Bibliotekës Kombëtare jo vetëm që do të ruhen me standarde bashkëkohore, por do të bëhen më lehtësisht të kërkueshme e të qasshme për studiuesit shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë. B.G/ReportTv.al Biblioteka Kombëtare Biblioteka e Firences ekspozite Majlinda Toci Elisabetta Sciarra Alessandro Ruggera Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.9% Jo 69.3% Nuk e di 4.8% Vota total: 1174 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?

