Lajme Zone
Tiranë/ Zjarr në një dyqan në zonën e Vasil Shantos, flakët djegin edhe një automjet
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Zjarr në një dyqan në zonën e Vasil Shantos, flakët djegin edhe një automjet

Si pasojë e zjarrit, është djegur plotësisht dyqani, në pronësi të dy vajzave, si dhe një automjet i parkuar pranë tij.

Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë natës. Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga 2 persona, të cilët ende nuk janë identifikuar. LEXO edhe...‘Do i fitoj zgjedhjet edhe pas bashkimit të Kavajës me Rrogozhinën’- Balla i përgjigjet kryebashkiakut Fisnik Qosja: Bastexhi i rëndomtë, nuk e zbres vullnetin qytetar në nivelin e tij Si pasojë e zjarrit, është djegur plotësisht dyqani, në pronësi të dy vajzave, si dhe një automjet i parkuar pranë tij. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak-Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2 shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe ndezur lëndë djegëse, te shkallët e jashtme të subjektit në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”. Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht automjeti në pronësi të shtetases R. H., i parkuar në afërsi të subjektit. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe për kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. R.Xh/ReportTv.al zjarr Tirane vasil shanto Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.6% Jo 69.6% Nuk e di 4.8% Vota total: 1276 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?