Italia do të pranojë 165.850 punonjës nga vendet jashtë Bashkimit Europian gjatë vitit 2027, përmes programit “Decreto Flussi”. Në listën e vendeve përfituese përfshihet edhe Shqipëria, ndërsa procedurat për paraplotësimin e aplikimeve nisin më 23 tetor 2026. Sipas udhëzimeve të autoriteteve italiane, pjesa më e madhe e kuotave, rreth 89 mijë, do të përdoret për punonjësit sezonalë në bujqësi dhe turizëm. Ndërkohë, 76.200 kuota janë parashikuar për punësimin josezonal, në sektorë si ndërtimi, industria, transporti, logjistika dhe shërbimet. Brenda kësaj kategorie, 14 mijë vende janë rezervuar për kujdesin dhe asistencën familjare, ndërsa 650 kuota u përkasin të vetëpunësuarve. LEXO edhe...Shqipëria pranë BE, mbyll sot kapitullin e 20 të negociatave, ekspertja Deliu: Ritmi jo ai që pritej, deri në 2026 duhej të mbylleshin 10 kapituj nga 33 Shqipëria përfshihet në grupin e vendeve, shtetasit e të cilave mund të përfitojnë nga skema. Për punësimin josezonal janë parashikuar 25 mijë kuota për një grup shtetesh ku bën pjesë edhe Shqipëria, por nuk ka një numër të përcaktuar posaçërisht për shqiptarët. Punëdhënësit do të mund të paraplotësojnë kërkesat nga 23 tetori deri më 7 dhjetor 2026, përmes portalit elektronik të Ministrisë së Brendshme italiane. Dërgimi përfundimtar i aplikimeve do të nisë më 12 janar 2027 për bujqësinë, më 9 shkurt për turizmin, më 16 shkurt për punësimin josezonal dhe më 18 shkurt për asistencën familjare. Mediat italiane raportojnë se aplikimet duhet të kryhen nga punëdhënësit në Itali dhe procesi përfshin marrjen e autorizimit për punë dhe vizës përkatëse. Kuotat do të shpërndahen deri në plotësimin e numrit të parashikuar, ndaj përgatitja në kohë e dokumentacionit është e rëndësishme. Programi është pjesë e planit trevjeçar të Italisë për emigracionin e ligjshëm, i cili parashikon gjithsej 497.550 hyrje për motive pune gjatë periudhës 2026–2028. Shifrat përfaqësojnë kuota të planifikuara dhe jo vende pune të garantuara. R.Xh/A.C/ReportTv.al itali Bashkimi Europian shqiperia Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.7% Jo 69.8% Nuk e di 4.5% Vota total: 1353 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?

