Lajme Zone
Ylli Pata: Flamingo, revolucioni i krijuar në inkubator
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ylli Pata: Flamingo, revolucioni i krijuar në inkubator

Çdo logjikë për ta rrëzuar nuk qëndron, pasi Edi Rama duhet sfiduar me një narrativë të re, me një lidership të ri, me një revolucion politik të vërtetë e jo të krijuar në laborator. Një revolucion real e kërkon këtë në mentalitet, në ideologji, në koncept.

Prova e 84 votave e mazhorancës së Edi Ramës, dukej qartë se ishte një provë edhe politike. Një provë, që Rama, duket e ka demonstruar jon ë rrafshin e brendshëm përtej diskutimeve e debatit, por në qarqet politike të BE-së. Ku pas shpërthimit të revolucionit të flamingove është krijuar qartazi përshtypja se kemi një krizë politike, e cila është edhe brenda mazhorancës. LEXO edhe...Lobistët, martesat, avionët privatë dhe borxhi prej 100 mijë dollarësh! Investigimi që vë në telashe ambasadoren amerikane në Athinë, Trump: Nuk jemi të kënaqur! Një përshtypje që erdhi edhe nga një debat politik brenda mazhorancës me largimin e Marjana Koçekut, debatet e Elisa Spiropalit, përkrahja e protestave nga Ditmir Bushati, agresiviteti i ish-emrave të vjetër të PS-së për të nxitur lëvizje në mazhorancë etj. Ky lloj testi, duket ishte një demonstrim i Ramës në qarqet europiane se mazhoranca që e mori këtë mandat të gjerë në 2025 për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ky votim, është një vulë politike e dështimit të revolucionit që u soll edhe falë mediave liberale ndërkombëtare si një zhvillim tronditës në Shqipëri. Revolucioni i Flamingove, erdhi në Shqipëri si një krijim laboratorik në laborator. Pasi erdhi nga qendrat e mëdha të politikës botërore anti-Trump. Flamingo, ishte një revolucion anti-Trump në thelbin e saj, e si i tillë u përdor në dy javët më aktive të saj, kur pati streaming nga mediat më të mëdha botërore. Natyrisht ka arsye pë rata që e bënë këtë, ngaqë kishim të bënim me pjesë të familjes së Presidenti amerikan, përkatësisht familjarët më me influencë në publikun amerikan. Ndërkaq, në pjesën shqiptare të Revolucionit të Flamingove, u përdor një logjikë e vjetër dhe e stërpërdorur; ajo e rrëzimit të Edi Ramës. Kreu aktual i qeverisë dhe i mazhorancës është në mandatin e katërt të tij, përkatësisht e ka ngrënë të gjithë livadhin politik të tij dhe pret kulmin për të dalë në epilogun e shpallur atë të hyrjes së BE-së. Në këtë rast, çdo logjikë për ta rrëzuar nuk qëndron, pasi Edi Rama duhet sfiduar me një narrativë të re, me një lidership të ri, me një revolucion politik të vërtetë e jo të krijuar në laborator. Një revolucion real e kërkon këtë në mentalitet, në ideologji, në koncept. Drejtuesit e revolucioneve historike nuk kanë qenë udhëheqësit e masave, po filozofët. Revolucionin francez e mbruajti Russoi, Volteri e iluministët European. Për të mos folur për të tjerët me radhë që kanë brenda kontrakdiktat e tyre. Kritikët e Edi Ramës i mëshojnë faktit se pikërisht tani që ai donte të tregonte se është më i fortë, është më i dobët se nuk e ka më aureolën artistike në mediat europiane. Mund të jetë edhe kështu, por problem është përballë, kush është sfiduesi i tij politik, ideatori i një rruge politike alternative e të ndryshme me të? Pastaj, siç ndodhi sot në guerriljen pa lidhje në ministrinë e Arsimit, ditën kur Shqipëria firmos mbylljen e një kapitulli të BE, gjëja bëhet më e qartë. Flamingo nuk është një revolucion i lindur këtu, por i krijuar në inkubator apo në inkubatorë./Tema U.D/ReportTv.al Revolucioni i flamingove Tirane donald trump edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.7% Jo 69.8% Nuk e di 4.5% Vota total: 1353 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?