Lajme Zone
Takimi në Luksemburg, Edi Rama ndan fotot me homologun Luc Frieden: Nga marsi, fluturim direkt me Shqipërinë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Takimi në Luksemburg, Edi Rama ndan fotot me homologun Luc Frieden: Nga marsi, fluturim direkt me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga muaji mars, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë ajrore Luxair.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga muaji mars, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë ajrore Luxair. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur gjithashtu takimin me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.

“Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë”, shkruan Rama në postimin e tij nga Luksemburgu.

Njoftimi për linjën e re ajrore pritet të lehtësojë lidhjet e drejtpërdrejta mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, duke krijuar më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e të dy vendeve. Top Channel