foto ilustruese/ Ermal “Raketa”, nga bordet e Kadastrës, ARRSH-së dhe industrisë së armëve në krye të Mbrojtjes, ndërsa Edmir Nufi në dy poste kyçe, drejtor i Pronave Shtetërore në ASHK dhe anëtar bordi i Korporatës së Investimeve, aty ku pasuritë publike takohen me interesat e biznesit privat Ermal dhe Edmir Nufi i kanë shtrirë tentakulat në disa prej institucioneve ku vendoset për pronat, tenderët, portet dhe armatimet e shtetit. Njëri është ngjitur si raketë në majat e qeverisë, tjetri është vendosur në strukturat e administrimit të pasurive publike, ndërsa mes tyre shfaqen emra biznesmenësh që kanë përfituar miliona euro nga kontratat shtetërore. Historia e dy vëllezërve nxjerr në pah një rrjet marrëdhëniesh që meriton hetim për klientelizëm, konflikt interesi dhe pazare të mundshme me pasurinë publike.
Ermal “Raketa” e nisi si këshilltar ligjor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, u bë zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe më 4 mars 2026 ministër i Mbrojtjes. Gjatë kësaj maloreje ai ka drejtuar Bordin Menaxhues të ARRSH-së, ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Kadastrës, kryetar i Bordit të ASIG-ut dhe i bordit të kompanisë shtetërore KAYO, ku dyshohet për afera të rënda. Në historikun e tij janë edhe Albpetrol dhe Durrës Yacht & Marina e Alabbar-it.
Një karrierë që kalon nga rrugët e nafta te pronat, portet dhe armët. Përqendrimi i këtyre funksioneve i ka dhënë Nufit rol në mbikëqyrjen e institucioneve me interesa të mëdha ekonomike, ndërsa ngritja në ministër e vendosi në krye të politikave dhe administrimit të kontratave të mbrojtjes.
Vëllai i tij, Edmir Nufi, është drejtor i Drejtorisë së Pronave Shtetërore në ASHK dhe anëtar i Bordit Këshillimor të Korporatës së Investimeve Shqiptare. Kadastra administron dokumentacionin dhe regjistrimin juridik të pasurive, ndërsa Korporata e Investimeve zhvillon projekte ekonomike mbi pronat shtetërore, përfshirë marrëveshje me investitorë privatë. Në praktikë, një institucion trajton statusin e pronës, tjetri përgatit shfrytëzimin ekonomik të saj.
Qeveria ka autorizuar Korporatën e Investimeve të zhvillojë prona publike, të lidhë marrëveshje dhe të sigurojë regjistrimin e pasurive të reja shtetërore. Edhe vendimi i 2 shtatorit 2026 parashikon bashkëpunimin institucional për zhvillimin dhe regjistrimin e pronave. Këtu merr peshë pozicioni i Edmir Nufit. Kush e ka propozuar në Bordin Këshillimor, në cilat projekte ka dhënë mendim dhe a ka trajtuar në Kadastër prona të përfshira në projektet e Korporatës?
Për më tepër, nga korriku 2023 deri në nëntor 2025, Ermal Nufi ishte anëtar i Këshillit Drejtues të ASHK-së, ndërsa Edmiri ushtronte funksionin e drejtorit të Pronave Shtetërore. Dy vëllezër brenda së njëjtës agjenci, njëri në organin drejtues dhe tjetri në strukturën që trajton pasuritë publike.
Gjurma e parave të çon në Portin e Durrësit. Në janar 2021, Edmir Nufi u bë ortak në kompaninë MARITIME LOGISTICS, ku zotëronte 30% të kapitalit. Me vetëm rreth 1 mijë euro kapital fillestar, kompania deklaroi afro 478 mijë euro xhiro dhe 236 mijë euro fitim para tatimit gjatë vitit të parë. Në tetor 2022 u çregjistrua pas likuidimit.
Në këtë histori shfaqet edhe BE-IS, kompani që ka përfituar kontrata miliona euro nga institucionet shtetërore. Më 29 qershor 2022, Ermal Nufi mori drejtimin e Bordit Menaxhues të ARRSH-së. Vetëm tri ditë më vonë, bashkimi BE-IS dhe ERGI u shpall fitues i një tenderi rrugor me vlerë të raportuar rreth 8,7 milionë euro.
Afërsia e këtyre datave e vendos kontratën në qendër të një piste për konflikt interesi, veçanërisht për shkak të lidhjeve të biznesit rreth MARITIME LOGISTICS.
Nga pronat te rrugët dhe armët, karriera e Ermal “Raketës” dhe pozicionet e Edmir Nufit nxjerrin në pah një përqendrim funksionesh publike të ndërthurur me lidhje të rëndësishme biznesi. Një pistë investigative është nëse dy vëllezërit kanë shërbyer si hallka të një rrjeti të ngushtë interesash ekonomike dhe politike. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Pse e sulmoi Sali Berisha kunatin e Fatmir Mediut 13 Tetor 2026, 14:2314:23Dosja e zezë Ami Kozeli në SPAK, shkresa që trondit ARRSH-në për tenderin 50 mln euro ku fitoi Bami 12 Tetor 2026, 13:1113:11Dosja e zezë Kronologjia e pazarit të madh Berisha- Rama për reformën territoriale 11 Tetor 2026, 13:1613:16Dosja e zezë Arkitektura e Edi Ramës, si vello për korrupsionin endemik! 10 Tetor 2026, 15:1815:18Dosja e zezë Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec 9 Tetor 2026, 19:5219:52Dosja e zezë Pas medreseve, turqishtja futet edhe në shkollat e mesme publike 9 Tetor 2026, 11:5211:52Dosja e zezë

