Lajme Zone
Tensionet në protestë, reagon ministri Demo: 6 efektivë të plagosur, dhuna nuk justifikohet
KulturëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tensionet në protestë, reagon ministri Demo: 6 efektivë të plagosur, dhuna nuk justifikohet

Përmes një reagimi, Demo ka dënuar dhunën ndaj punonjësve të policisë, duke theksuar se goditja e efektivëve nuk mund të konsiderohet ushtrim i së drejtës për të protestuar.

Ervin Demo Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm... Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar lidhur me përplasjet e regjistruara gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku sipas tij, gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur gjatë ushtrimit të detyrës.

Përmes një reagimi, Demo ka dënuar dhunën ndaj punonjësve të policisë, duke theksuar se goditja e efektivëve nuk mund të konsiderohet ushtrim i së drejtës për të protestuar.

Ministri u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin aktet e dhunës, ndërsa ka shprehur mbështetjen e tij për efektivët e plagosur dhe familjarët e tyre.

Ai ka theksuar gjithashtu se Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për protestë paqësore.

“Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar.

U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet.

U uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.

Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin.

Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve”, shkruan ai. Molotovë dhe gurë kundër policisë, 23 të shoqëruar dhe 7 të lënduar; Policia bën bilancin e protestës

13 Tetor, 17:35 ervin demo 1 Komente Q Qytetar 13 Tetor 2026, 18:56 Po ndonje protestues ,eshte

" gervishur pa dashje"!? Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Molotovë dhe gurë kundër policisë, 23 të shoqëruar dhe 7 të lënduar; Policia bën bilancin e protestës 13 Tetor 2026, 17:3317:33Aktualitet Tym, flakë dhe dhunë/ Kaos në qendër të Tiranës, studentët përleshen me policinë 13 Tetor 2026, 17:2017:20Aktualitet Pjesa e sipërme e Rrugës së Durrësit mbulohet nga tymi, vijojnë tensionet dhe përdorimi i gazit lotsjellës 13 Tetor 2026, 16:5016:50Aktualitet Protestuesit tentojnë sërish të çajnë kordonin policor, policia i shpërndan me ujë me presion 13 Tetor 2026, 16:3416:34Aktualitet Vijojnë tensionet, policia zhvendos turmën e protestuesve drejt qendrës së Tiranës; përdoret gaz lotsjellës 13 Tetor 2026, 16:1316:13Aktualitet Nuk ndalen protestuesit, u vënë flakën kutive të kartonit në rrugë 13 Tetor 2026, 16:0816:08Aktualitet