Edi Rama / Mbledhja e fundjavës mund të sjellë shkrirjen e strukturave drejtuese të PS-së, rikthimin e një figure të vjetër socialiste dhe mënjanimin politik të trashëgimisë së Erion Veliajt... Edi Rama mësohet se ka thirrur një mbledhje të rëndësishme në Tiranë, pas kthimit nga Strasburgu në fundjavë.
Në takim janë thirrur drejtuesit e strukturave kryesore politike të kryeqytetit, deputetët e Tiranës dhe disa drejtues të njësive bashkiake.
Sipas burimeve, kreu i mazhorancës u ka kërkuar disa prej drejtuesve të njësive administrative, të shkarkuar së fundmi nga Erion Veliaj, që të vijojnë detyrat e tyre politike dhe të mos lëshojnë terren.
Zërat që qarkullojnë në strukturat kryesore të PS-së së Tiranës flasin për shkrirjen e plotë të drejtimit aktual dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja në nëntor.
Për drejtimin e këtij operacioni, ku Edi Rama pritet të angazhohet personalisht, mësohet se është kontaktuar një prej figurave të vjetra të Partisë Socialiste, aktualisht jashtë politikës aktive. Ende nuk dihet nëse ai e ka pranuar propozimin.
Zërat flasin për Pandeli Majkon, i cili mund të marrë kompetenca të gjera për të rivendosur kontrollin mbi strukturat e Tiranës dhe për të shuar përplasjet e brendshme.
Një variant tjetër parashikon që drejtuesi i ri politik i Tiranës të mbështetet nga një prej drejtuesve politikë që aktualisht drejtojnë qarqe të tjera. Ky i fundit do të merrte përsipër punën operative në territor.
Mbetet gjithashtu në diskutim mundësia që Edi Rama ta marrë vetë drejtimin e plotë të PS-së së Tiranës, një model që e ka zbatuar edhe më parë.
Synimi politik i kësaj ndërhyrjeje është që PS-ja të hyjë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës me një fabul të re, të ndërtuar nga vetë Rama.
Kreu i PS-së nuk kërkon ta paraqesë garën e ardhshme si vazhdim të tre mandateve të Erion Veliajt. Ai synon ta shesë si fillimin e një mandati të ri për Tiranën, të mbështetur mbi vizionin e tij për zhvillimin e kryeqytetit.
Rama kërkon gjithashtu të amortizojë problemet penale të kryebashkiakut. Ai nuk dëshiron të hyjë në zgjedhje si mbrojtës i “Lalit”, por si autor i një projekti të ri, të lidhur me periudhën kur drejtonte vetë Bashkinë e Tiranës.
Ky skenar parashikon mënjanimin pothuajse të plotë të 12 viteve të Erion Veliajt nga rrëfimi politik dhe elektoral i Partisë Socialiste.
Rama pritet ta shpallë këtë filozofi gjatë fundjavës. Ashtu si në mbledhjen e grupit parlamentar, ai do t’u kërkojë socialistëve t’u japin fund përplasjeve të brendshme.
Mesazhi pritet të jetë i prerë: kush dëshiron të qëndrojë dhe kush dëshiron të largohet, duhet ta bëjë zgjedhjen pa përdorur PS-në për llogari personale.
Pas këtij ultimatumi, Rama mund ta shkrijë të gjithë strukturën drejtuese të PS-së së kryeqytetit dhe ta ndërtojë nga e para. Kandidati për Bashkinë e Tiranës, siç ka ndodhur edhe më parë, pritet të katapultohet nga lart./Pamfletiedi rama ps e tiranës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Reforma Zgjedhore, Balla apel PD-së: Të mos e mbajë peng për axhendën e saj politike 13 Tetor 2026, 12:2012:20Politike Reforma Territoriale, Tabaku: PD do të vendosë për pjesëmarrjen në komision, ndryshimet u bënë për interesa elektorale 13 Tetor 2026, 11:3611:36Politike "E keni kthyer Kuvendin në tallje"/ Plas debati për fazën e dytë të 'Territoriales', PD braktis mbledhjen 13 Tetor 2026, 10:5810:58Politike Tabaku kundërshton përjashtimin e Bardhit dhe Balliut: Vendimi i Komisionit të Etikës shkel Rregulloren 13 Tetor 2026, 10:5010:50Politike Sot Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet të mbyllen negociatat për Kapitullin 20 13 Tetor 2026, 08:2308:23Politike “Politika nuk bëhet me luanë dhe kode mafioze”, gazetari zbërthen mesazhet mes Ramës dhe Braçes! 12 Tetor 2026, 22:1722:17Politike

