Protesta e sotme para Ministrisë së Arsimit u reklamua prej gati një jave si një protestë studentore kombëtare. Nisur nga gjendja e sistemit tonë arsimor dhe vetë universiteteve, mund të pritej një listë e gjatë ankesash konkrete nga më të ndryshmet dhe, mbi të gjitha, që studentetët të mbërrinin aty me një gjuhë krejt të tyren. Por u deshën vetëm pak minuta që çdo pritshmëri e tillë të zhbëhej. LEXO edhe...Manuali me 4 hapa: Si të 'shpëtosh' arsimin dhe demokracinë pa shkruar asnjë rresht Mjafton të shihje pjesën dërrmuese të njerëzve të mbledhur aty me qeleshe dhe flamujt e Ballist Morinës hedhur krahëve, për të kuptuar se e gjitha ishte episodi i radhës i protestës së zakonshme në Bulevard, që përpiqej përmes studentëve të ulte moshën e saj mesatare. Kjo është veçanërisht për të ardhur keq, sepse vetë Revolucioni Flamingo përfitoi fillimisht nga energjia e të rinjve. Javët e para, ai u përshkrua si një revoltë e të rinjve, karakteri i së cilës u përcaktua nga Gjenerata Z. Por, pas pesë muajsh, freskia e ditëve të para është zëvendësuar nga një kulturë politike shumë më e vjetër dhe më e parashikueshme. Ndoshta kjo është arsyeja përse ju duhej kaq shumë një protestë e studentëve sot. Natyrisht që nuk ka asgjë të gabuar që studentët të jenë politikë dhe të dalin jashtë kërkesave të tyre fillestare, madje edhe të revoltohen agresivisht në momentin që përballen me dhunë apo indiferencë ndaj kërkesave të tyre. Por, është depresionuese të shohësh se si të rinj, në një protestë që supozohet të jetë për shqetësimet e tyre, përsërisin parulla që nuk kanë asnjë lidhje me ta. Me sa duket, privatizimi i nocionit të protestës nga Flamingot arrin deri aty sa edhe studentëve ju lejohet të revoltohen vetëm pasi t’i kenë përkthyer ankesat në gjuhën e flamingove. Kjo është edhe arsyeja pse skenat e sotme ishin edhe më zhgënjyese se sa po të kishte qenë pjesëmarrja e vogël apo protesta e dobët. Mund të kishte qenë e gjitha një dështim për nga artikulimi apo mosarritja e objektivave, por të paktën duhet të kishte luksin të tingëllonte si diçka e re që sapo ka nisur. Përkundrazi, sot e gjithë protesta – nga estetika te fjalori dhe ligjërimi – dukej e marrë gati nga Falmingot, çka i hoqi pikërisht atë që mund ta bënte interesante: elementin e befasisë dhe surprizës. Flamingot donin studentë që t’u ulnin moshën mesatare të protestës. Në fund, arritën vetëm t’u rrisnin moshën politike studentëve./Tema A.C/ReportTv.al proteste ministria e arsimit flamingo Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.8% Jo 69.8% Nuk e di 4.3% Vota total: 1436 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?

