Lajme Zone
KulturëReport TV

95-vjetori i Dritëro Agollit, në Menkulas inagurohet muzeu kushtuar ikonës së letërsisë shqiptare, Begaj: Pasuri e re kulturore për Shqipërinë (VIDEO)


Në 95-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, inaugurohet muzeu kushtuar shkrimtarit në Menkulas

Në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, është inauguruar në Menkulas të Devollit muzeu kushtuar jetës dhe veprës së tij. Në ceremoninë e zhvilluar në vendlindjen e shkrimtarit mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndërsa aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve, studiues, familjarë dhe banorë të zonës. Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e Dritëro Agollit në letërsinë dhe kulturën shqiptare, duke theksuar lidhjen e pandarë të shkrimtarit me vendlindjen dhe njerëzit e thjeshtë, të cilët mbetën një burim i rëndësishëm frymëzimi në krijimtarinë e tij. LEXO edhe...Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë nga Korça: Çdo grek duhet të kalojë këtu për të parë rrënjët e popullit tonë! Sipas Begajt, hapja e muzeut përfaqëson jo vetëm një homazh për shkrimtarin, por edhe një pasuri të re kulturore për Devollin dhe Shqipërinë. Një rol të rëndësishëm në realizimin e projektit ka pasur edhe Këshilli i Qarkut Korçë, ndërsa kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, falënderoi kontribuuesit që bënë të mundur ndërtimin e muzeut. Ai bëri thirrje që familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shkrimtarit të kontribuojnë me fotografi, dokumente dhe materiale të tjera, për të pasuruar më tej fondin muzeal. Për familjen Agolli, përurimi i muzeut përmbush një dëshirë të rëndësishme të shkrimtarit. Nipi i tij, Emil Agolli, u shpreh i emocionuar që kjo dëshirë u bë realitet, duke theksuar se Menkulasi ishte vendi ku gjyshi i tij kaloi fëmijërinë dhe hodhi themelet e formimit të tij. Familja ka sjellë në muze sende personale të shkrimtarit, mes tyre makinën e shkrimit, stilolapsa, libra nga biblioteka e tij, fotografi dhe objekte të tjera që lidhen me jetën dhe krijimtarinë e tij. Edhe studiuesi Ali Jashari kujtoi lidhjen e veçantë njerëzore dhe intelektuale që kishte me Dritëro Agollin, duke vlerësuar dashurinë e shkrimtarit për njerëzit, studiuesit dhe ata që i kushtohen gjuhës shqipe. Ai bëri të ditur se ka sjellë për muzeun materiale që lidhen me veprimtarinë dhe kujtimin e shkrimtarit. Muzeu “Dritëro Agolli” synon të ruajë dhe të përcjellë te brezat e rinj trashëgiminë e një prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare. Përmes objekteve personale, fotografive dhe dokumenteve, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin jo vetëm krijimtarinë e tij, por edhe njeriun që mbeti i lidhur me vendlindjen, traditat dhe njerëzit e Devollit. U.D/E.H/ReportTv.al menkulas Bajram Begaj muze devoll Korce dritëro agolli Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.9% Jo 69.3% Nuk e di 4.8% Vota total: 1174 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?