Lajme Zone
Sonte Roma-Real, Mourinho rikthehet si kundërshtar: Emocion i veçantë! Luhet edhe supersfida City-PSG, AEK-u i shqiptarëve ndaj Shakhtar-it
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sonte Roma-Real, Mourinho rikthehet si kundërshtar: Emocion i veçantë! Luhet edhe supersfida City-PSG, AEK-u i shqiptarëve ndaj Shakhtar-it

Jose Mourinho me Real Madrid do të rikthehet sonte në kryeqytetin italian për t’u përballur me ish-ekipin e tij Romën.

Roma-Real Madrid do të jetë një nga duelet më pikante të mbrëmjes së sotme në Champions League, pasi për herë të parë që pas largimit Jose Mourinho rikthehet si kundërshtar në Olimpico. Në prag të ndeshjes ‘special 1’ ka pranuar se ‘ndihet i emocionuar’ dhe i ka vlerësuar tifozët e romës si të veçante. Këto fjalë erdhën edhe pse në fundjavë pati shumë kaos te Real Madridi. Vinicius u ndëshkua me të kuq dhe Mourinho refuzoi intervistën pas ndeshjes, por këto episode trajneri portugez refuzoi ti komentonte para Romës. Nga ana tjetër italianët duan të befasojnë, ndërsa Gasperini ka pranuar madhështinë e kundërshtarit, duke pohuar se ‘ka zili për Mourinho-n se si arrin të motivojë skuadrën’. Në orën 21:00 në program është edhe një superduel tjetër, që luhet në Etihad mes Manchester City-t dhe Paris SG. Ndryshe dueli i sheikëve, por që i gjen në një moment delikat anglezët. Kjo për shkak të shpalljes fajtor nga komisioni i Premier League për 114 shkelje financiare. Sa i takon fushës Paris SG e mposhti 4-2 City-n sezoni e kaluar në të njëjtën fazë, ndërsa francezët janë edhe dy herë kampionë të Champions-it radhazi. Duelet e tjera të orës 21:00 në Champions janë Betis-Porto, Bodo Glimt-Dortmund, Aston Villa-Fenerbahce, Shakhtar Donetsk-AEK-u i Pilos dhe Strakoshës si dhe Slovan Bratislava-Stuttgart. LEXO EDHE:Mes Italisë dhe Gjermanisë, Tresoldi, 22-vjeçari i cili realizoi ‘tripletë’ ndaj Interit: Për mua ishte derbi, jam tifoz i Milanit Mbrëmja do të nisë që në orën 18:45 me duele shumë interesante. Como pas fitores me Leipzig ka udhëtuar për t’u përballur me holandezët e Feyenoord, që njihen për rezistencën në fushën e tyre, ndërsa Liverpool do kërkojë fitoren e dytë në transfertën e LASK. Për anglezët duhet reagim sidomos pas disfatën 0-3 në kampionat kundër Manchester City-t. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: roma real madrid champions league Komente Komento Sondazhi i ditës:

13 Tetor, 19:28

A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.9% Jo 76.4% Disi 2.8% Vota total: 1476 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?