Lajme Zone
Bordi i Transparencës ul me 6 lekë çmimin e naftës, do shitet me 201 lekë/litri!
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Bordi i Transparencës ul me 6 lekë çmimin e naftës, do shitet me 201 lekë/litri!

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën. Sipas vendimit të sotëm, çmimi i shitjes me pakicë për naftën nuk do të jetë më shumë se 213 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën. Sipas vendimit të sotëm, çmimi i shitjes me pakicë për naftën nuk do të jetë më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë deri në 201 lekë për litër. Benzina do të shitet 190 lekë për litër me pakicë. Çmimi i shitjes me shumicë do të jetë 178 lekë për litër. LEXO EDHE:Bordi rrit me 8 lekë çmimin e naftës, shkon në 219 lekë/litri! Benzina shtrenjtohet me 1 lek Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur mund të rishikohen në varësi të ndryshimeve në treg. Njoftimi i plotë Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës. Kështu Bordi i Transparencës në datë 14 Tetor 2026, vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: bordi i transparences rritja e cmimit të naftës Komente Komento Sondazhi i ditës:

13 Tetor, 19:28

A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21% Jo 76.4% Disi 2.7% Vota total: 1618 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?