Klevi Metaj një i ri 22-vjeçar i diplomuar këtë vit në Fakultetin e Drejtësisë, u bë simbol i protestës së djeshme kur fotot e tij i lidhur me pranga në kangjellat e ministrisë së Arsimit dhe me fytyrë të përgjakur, bënë xhiron e rrjeteve. Klevi Meta, i prangosur në hekurat e Ministrisë së ArsimitMe origjinë nga Gjirokastra, nënën gazetare, dhe babanë ish-shef të policisë Kufitare në Kakavijë, ai u përlesh me 6 efektivë të policisë gjatë tubimit pranë ministrisë kur unifromat blu ndërhynë për të shpërndarë protestën, pasi manifestuesit kishin hedhur molotovë e gurë drejt godinës. View this post on Instagram A post shared by Shqiptarja.com (@shqiptarjacom) LEXO EDHE:9 orë akte dhune, 16 protestues të arrestuar dhe 49 nën hetim! Sulm Bashkisë, Ministrisë së Arsimit dhe bizneseve! Policia: Efektivët u qëlluan me gurë e molotovë (VIDEO+EMRAT) I gjakosur, ai u shoqërua me furgon policie. Ndërsa për lëndimet në protestë, mori trajtim në spital. Në rrjete mbështetësit e protestës e konsideruan të riun si heroin e ditës, simbol të qëndresës, ndërsa pamjet e përleshjes së tij me policinë provokuan debate mbi përdorimin e forcës. Share K.T./E.H/Shqiptarja.com TAG: Klevi Metaj protesta Komente Komento Mara emigrante ne Itali: 14/10/2026 13:40 Ne rjetet sociale komentojne berishistet se populli i ndershem nuk komenton qiqrat ne hell te pd .Personazh negativ , dhe jo simbol .personat qe jane mesuar te ushtrojne dhune jane negativ per shoqerine .Te pa aftet veprojne me dhune . Përgjigju Zhaaj: 14/10/2026 13:32 Legj3nd hallall Përgjigju Alb: 14/10/2026 13:01 Kjo ashte demokracia ha ha ha ha Përgjigju Sondazhi i ditës:
13 Tetor, 19:28
A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21.1% Jo 76.4% Disi 2.5% Vota total: 1731 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?

