Lajme Zone
Lionel Messi porosit jahtin luksoz prej 9 milionë eurosh, synon ta përdorë edhe për përfitime financiare nëpërmjet qirave javore
SportGazeta Tema

Lionel Messi porosit jahtin luksoz prej 9 milionë eurosh, synon ta përdorë edhe për përfitime financiare nëpërmjet qirave javore

Ylli argjentinas Lionel Messi ka porositur një jaht luksoz me dy trupa të modelit Ultima 88, të prodhuar nga kompania polake Sunreef Yachts. Porosinë e ka bërë publike vetë Messi ndërsa vlera e mjetit lundrues vlerësohet në rreth 8-9 milionë euro.

Ylli argjentinas Lionel Messi ka porositur një jaht luksoz me dy trupa të modelit Ultima 88, të prodhuar nga kompania polake Sunreef Yachts. Porosinë e ka bërë publike vetë Messi ndërsa vlera e mjetit lundrues vlerësohet në rreth 8-9 milionë euro. Jahti luksoz është aktualisht në ndërtim në kantierin detar të Sunreef në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ofron hapësirë dhe komoditet për pushime luksoze. Çmimi i saktë që futbollisti do të paguajë nuk është bërë publik, ndërkohë që deri më tani nuk është publikuar data e dorëzimit. Sipas burimeve Messi synon të përfitojë edhe financiarisht nga jahti i ri. Jahti luksoz mund të ofrojë qira javore nga 78.000 deri në 95.000 euro sipas sezonit. Kështu, përveç përdorimit personal dhe pushimeve me familjen, jahti i ri mund të bëhet pjesë e aktivitetit të biznesit të argjentinasit.

“Është një kënaqësi e madhe për mua të bëhem pjesë e familjes Sunreef. Mua dhe familjes sime gjithmonë na ka pëlqyer të kalojmë kohë në det, sa herë që na është dhënë mundësia. Mezi pres ta provoj Ultima 88 dhe ta shijoj me familjen time”, ka deklaruar Messi.

Në këtë mënyrë përveç përdorimit personal dhe pushimeve me familjen, jahti i ri mund të bëhet pjesë e aktivitetit të biznesit të argjentinasit.